​Kosova dhe Katari zotohen për thellim bashkëpunimi bilateral

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video-bisedë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Sipas një komunikate të MPJ-së, Haradinaj-Stublla ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike të Katarit për Kosovën, si dhe për përkrahjen politike në shumë procese të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Hapja e Ambasadës sonë në Doha në vitin 2019 është shprehje e lartë gadishmërie për të avacuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Andaj, me homologun tim nga Katari sot u dakorduam edhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Leave a Reply