12 viktima dhe 809 raste të reja me Covid

Shkon në 1028 numri i jetëve të humbura nga pandemia

Pandemia e koronavirusit vijon të rrisë numrin e të infektuarve dhe viktimave në vend. 1028 ka arritur totali i jetëve të humbura si pasojë e Covid-19, teksa 12 pacientë kanë ndërruar jetë vetëm në 24 orët e fundit. Viktimat i përkasin grupmoshës 63-78 vjeç dhe janë nga Tirana, Gjirokastra, Fieri, Elbasani, Saranda dhe Kukësi.

E marta ka shënuar dhe rritje të rasteve të reja të të infektuarve, krahasuar me një ditë më parë. Analizat laboratorike dhe testi i shpejtë i antigentit kanë identifikuar 809 raste pozitive mes 2711 të dyshuarish.

Rastet më të mëdha janë hasur në kryeqytet, për t’u pasur me Shkodrën, Elbasanin, Krujën, Sarandën, Fierin dhe Beratin. Disa prej të infektuarve të rinj janë hospitalizuar në 4 spitalet e dedikuara në kryeqytet, ku po marrin shërbim 426 pacientë, 28 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply