1,200 viktima/ Si paraqitet situata këto 24 orët e fundit në SHBA

1,200 viktima dhe 150 mijë raste të reja, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në SHBA.

CNN raporton se numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend u rrit në 19.1 milionë, ndërkohë që nga shpërthimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 333 mijë persona.

Bazuar në raportin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më tani në SHBA janë shpërndarë më shumë se 9.5 milionë doza të vaksinës. Vendi tanimë ka miratuar dy vaksina kundër virusit vdekjeprurës, atë të Pfizer-BioNTech si dhe të Moderna-s.

Vaksina e Pfizer-BioNTech është vlerësuar me një efikasitet prej 95 përqind, ndërsa vaksina e Moderna-s është 94 përqind efektive.

Leave a Reply