2.9 mln të infektuar, statistikat: Sa persona kanë humbur jetën në të gjithë botën

Mbi 2.9 milionë persona janë infektuar me Covid-19 në të gjithë botën. Sipas të dhënave të publikuara nga Worldometer, 203 307 prej tyre kanë humbur jetën.

Mbi 837 000 të tjerë janë shëruar. Raste aktive në të gjithë globin mbeten 1 882 479 të tilla. 97 përqind e tyre kanë simptoma të lehta të sëmundjes. Në gjendje kritike janë 57 875 persona, ose 3 përqind e rasteve aktive.

Tre shtetet më të prekura nga Covid-19 janë SHBA-ja, Spanja dhe Italia. Në Amerikë numërohen në total 960 896 raste dhe 54 265 viktima.

Në Spanjë, ka mbi 223 000 të infektuar dhe 22 902 viktima, ndërsa në Itali mbi 26 000 të vdekur dhe mbi 195 000 të infektuar.

Leave a Reply