“2020, vendimtar për Ballkanin”, Komisioneri i ri për zgjerimin: Nuk duhet ta ndalim procesin

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2020, presidenca kroate do të përqendrohet kryesisht në çështjet e ruajtjes së kufirit, zgjerimin e Bashkimit Europian, si dhe Brexit. Duke qenë anëtarja më e re e unionit që merr presidencën e radhës, vendi ndodhet para “sfidës më të madhe në historinë moderne”, shkruan DW.

Ballkani duket se do të jetë gjatë në qendër të vëmendjes, për shkak të kufijve të jashtëm të BE-së, refugjatëve dhe kontrollit të ashpër në të ashtuquajturin itinerari i Ballkanit. Kroacia, një vend që nuk është pranuar ende në hapësirën Shengen, do ta ketë më të lehtë të prezantohet si një roje besnike e kufijve të unionit.

Por Ballkani Perëndimor është në qendër të vëmendjes edhe për çështjen e negociatave me Bashkimin Europian. Zagrebi Zyrtar e ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen dhe bërjen publike sa më parë të datës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në axjendë janë edhe vazhdimi i mëtejshëm i negociatave me Serbinë, si edhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me BE, për të cilën do të mbahet një samit i posaçëm i BE gjatë muajit maj.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, thekson se  “Viti 2020 është paralajmëruar në Bruksel si një vit “vendimtar” për fatin e Ballkanit Perëndimor”.
„Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit“, ka deklaruar ajo, duke theksuar se “Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj”.

Nuk dihet se si do të ecë para procesi i zgjerimit me një Francë skeptike në krye. Ndërsa për Serbinë, Kroacia pret që Beogradi të nxjerrë para ligjit kriminelët e luftës në radhët e saj, dhe të pranojë njëherazi edhe fajin për agresionin.

E fundit por më e rëndësishmja, në janar Britania e Madhe do ta lërë përfundimisht Bashkimin Europian, pas së cilës do të nisin bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme me BE dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. E kjo çështje nuk ka për të qenë e lehtë për Kroacinë.  Pas Kroacisë, do të jetë Gjermania ajo e cila do të trashëgojë më 1 korrik çështjen e divorcit të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian.

Leave a Reply