28 Nëntori, zyrtarisht festë kombëtare edhe në Kosovë

28 Nëntori do të jetë festë kombëtare edhe në Kosovë. Vendimi u njoftua nga kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Duke e quajtur atë “Ditën e Shqiptarëve”, kreu i ekzekutivit tha se e shpallte 28 Nëntorin ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për të respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqëror.

“Vendimi që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik” -e mbyll Haradinaj postimin e tij.

Leave a Reply