400 shqiptarë në Kinë/ 3 studentë u larguan nga Wuhan drejt Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, Selim Belortaja bëri me dije gjendjen e shqiptarëve në Kinë, pas shpërthimit të koronavirusit. Belortaja u shpreh në “Facebook” se këtë të hënë për herë të parë janë informuar zyrtarisht krerët e trupit diplomatik.

Gjatë takimit, ambasadori ka treguar se në Kinë ndodhen 400 shqiptarë, por asnjë nuk është infektuar. Vetëm një studente ndodhet në Wuhan dhe po bëhet çdo përpjekje për ta larguar që aty.

“Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Ëuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok!”

Ndërkohë, 3 studentë të tjera që kanë qenë po ashtu në Wuhan janë larguar drejt Shqipërisë. Kryediplomati shqiptar apeloi që kushdo shtetas shqiptar që ka vendosur të kthehet në atdhe, të veprojë sa më parë.

“3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre.”

Deri tani 81 persona kanë humbur jetën nga virusi kinez, ndërsa janë 2.823 raste të konfirmuara infeksioni.

Leave a Reply