500 mijë infektime ditore në mbarë botën

Rekord rastesh të reja në SHBA, Itali dhe Gjermani

E premtja ka shënuar një numër rekord infektimesh në nivel global. Si pas agjencisë Ëorldometers në 24 orët e fundit u shënuan mbi 500 mijë rastesh të reja dhe mbi 6 mijë viktima, ku në vetvete shumë shtete shënuan rekorde kombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vatra më e nxehtë e momentit në gjithë botën, pasi së fundi shënuan numrin më të lartë të infektimeve ditore që nga shfaqja e pandemisë. Autoritetet amerikane raportuan për 101 mijë infektime ditore dhe afro 1 mijë viktima.

Ndërkohë që në rang kontinentesh Europa po përjeton më keq valën e dytë të koronavirusit, ku Franca është vendi më i prekur. Pavarësisht se nga e enjtja në mesnatë në Francë ka nisur karantina kombëtare. Autoritetet franceze raportuan për 24 orët e fundit 49 mija raste dhe 550 viktima.

Një tjetër shtet europian ku situata duket se ka dalë jashtë kontrollit sa i përket infektimeve është Italia ku u shënuan 31 mijë raste dhe 199 viktima. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Francë dhe Angli të cilat raportuan për afro 25 mijë raste secila.

Gjermania ka shënuar po ashtu një rekord infektimesh është edhe Gjermania, e cila ka raportuar mbi 190 mijë raste të reja. Kancelarja Angela Merkel bëri edhe një herë thirrje që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”, ndërsa njohu Bundestagun edhe me masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga e hëna.

Masat përfshijnë reduktimin për katër javë, deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale, në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme, si dhe do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik.

Hotelet nuk do të pranojnë më turistë. Ndeshjet sportive profesioniste do të zhvillohen pa spektatorë. Por do të mbeten hapur shkollat, kopshtet, dyqanet e shitjes me pakicë.

Leave a Reply