6 vatra zjarri në të gjithë vendin

Ndonëse temperaturat kanë rënë me disa gradë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri.

Probleme ka patur në pyllin me pisha në fshatin Karmë të Bashkisë Vau i Dejës.

Ndërkohë, zjarri që ra në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha.

Në Otllak të Beratit si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër, ndërsa specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Leave a Reply