7 policë të lënduar gjatë protestës/ Vihen në pranga 7 persona

Policia e Shtetit ka ndëshkuar protestuesit që shkaktuan dhunë gjatë tubimit të së dielës.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e akteve të dhunës janë lënduar shtatë policë. Për këtë arsye, janë arrestuar shtatë protestues, ndërsa është bërë shoqërimi i 64 personave në total.

Në gjendje të lirë janë proceduar 21 protesutes për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Ndërsa 36 persona të tjerë u ndëshkuan sepse nuk kanë zbatuar aktin normativ për masat e veçanta kufizuese gjatë pandemisë.

Policia u kujton edhe një herë qytetarëve se tubimet në kohë pandemie nuk lejohen.

Leave a Reply