75 vjet nga shpërthimi atomik që la mbi 140 mijë viktima

Këtë të enjte në Hiroshima përkujtohet 75- vjetorii bombardimit të parë atomic në botë.

Kryeministri i japonisë Shinzo Abe mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Parkun e Paqes në përkujtim të kësaj dite, ndonëse ndryshe nga herët e tjera, moren pjesë kryesisht familjarë të viktimave, të mbijetuar, dhe pak vizitorë të huaj.

Ai bëri thirrje për një “botë të pastruar nga armët bërthamore”

SHINZO ABE


KRYEMINISTER I JAPONISE

“Japonia do të punojë me këmbëngulje për një botë të pastruar nga armët bërthamore. Vendet duhet të eliminojnë ndjenjën e pasigurisë me pjesëmarrje të ndërsjellë dhe me dialog. Japonia do të kryejë detyrën e urës mes shteteve që kanë fuqi bërthamore, për t’i garantuar brezave të ardhshëm një të ardhme pa problemet dhe kushtet që përjetuan viktimat e bombës atomike”

Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, tha se ka një largim të vëmendjes së shteteve nga objektivvi për një botë pa të ardhme bërthamore.


ANTONIO GUTERRES


SEKRETAR I PERGJITHSHEM I OBK

“Fragmentimi, pasiguria dhe mungesa e dialogut, kërcënojnë botën që të shndërrohet në një konkurrencë bërthamore strategjike të pamatur. Ka një rrezik shumë të lartë që armët bërthamore të përdoren në mënyrë të qëllimshme. Shteteve u përsëris thirrjen time të rikthehen në këtë rrugë dhe këtë vizion të përbashkët që do të sigurojë eliminimin e plotë të armëve bërthamore. Tani është koha për dialog, masa që ndërtojnë besim, për kufizimin më të lartë dhe pakësimin e vëllimeve të municioneve bërthamore”.

Më  6 gusht 1945 një avion ushtarak amerikan hodhi bombën atomike të quajtur “Djaloshi i Vogël”, duke shkatërruar qytetin me një popullsi prej rreth 350 000 banorë. 80,000 njerëz humbën jetën, ose 30 përqind të popullsisë në atë kohë.

Në fund të vitit 1945, vlerësohej se 140,000 njerëz humbën jetën e mijëra të tjerë vdiqën në vitet në vijim për shkak të dëmtimeve të lidhura me rrezatimin.

Vetëm 3 ditë më vonë, më 9 gusht 1945, SHBA lëshoi një tjetër bombë të quajtur “Njeriu i shendoshe” në Nagasaki.  Më shumë se 40 përqind e qytetit u shkatërrua, me 40,000 njerëz të vdekur. Ky numër u rrit në mbi 74,000 viktima në muajt në vijim.

Gjashtë ditë pas sulmit, Japonia njoftoi synimin e saj për t’u dorëzuar.

Leave a Reply