8 të vdekur dhe mbi 21 të zhdukur nga moti i keq në Francë dhe Itali

8 persona kanë humbur jetën e më shumë se 21 të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi moti i keq ka përfshirë në fundjavë disa fshatra në zonën kufitare mes Italisë dhe Francës.

Autoritetet italiane dhe ato franceze kanë shtuar përpjekjet e kërkim shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash, të cilat kanë shkatërruar fshatra të tërë.

Pamjet tregojnë se si rrëshqitjet e dherave si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, kanë marrë përpara dhe kanë zhvendosur banesat. Më shumë se 1000 zjarrfikës të mbështetur nga ushtria dhe helikopterët janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë mijëra banorëve të goditur nga stuhia.

Franca e ka shpallur rajonin një zonë të katastrofës natyrore. Kryeministri francez u shpreh se i druhet një bilanci të madh të personave të zhdukur, pasi dhjetëra automjete dhe dhjetëra shtëpi u morën para nga vërshimi i ujit.

Ndërsa në Itali, presidentët e rajoneve të Piemontes dhe Ligurias, i bënë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Leave a Reply