84 vjeçari britanik, dëshmia e gënjeshtrës kineze për Covid-19: U infektua para rastit të parë në Wuhan!

Një 84-vjeçar vdiq në fund të janarit nga Covid-19, duke u bërë viktima e parë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke hedhur më shumë dyshime në pretendimet e Kinës për fillimin e pandemisë, raporton Daily Mail.

Peter Attwood, vdiq më 30 janar,  më shumë se një muaj para se të raportohej viktima e parë nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar në 2 Mars. Gjithashtu ai pretendohet se është viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës. Testet pas vdekjes në Attwood zbuluan se ai kishte vdekur nga Covid-19.

Vajza e Attwood Jane Buckland, tha se babai i saj u shtrua në spital më 7 janar. Babai i saj nuk ka udhëtuar kurrë jashtë shtetit dhe me 15 dhjetor kishe zhvilluar një kollë të thatë.

Kina nga ana tjetër ka insistuar më parë se rasti i parë me koronavirus është zbuluar në fund të dhjetorit. Vendi njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se një grup personash kishin zhvilluar një sëmundje misterioze më 31 dhjetor.

Sidoqoftë, çështja e Attwood aprovon pretendimet nga kritikët e Pekinit të cilët kanë akuzuar qeverinë kineze për fshehje të të dhënave që sipas tyre virusi u shfaq në Kinë në tetor.

Numri i rasteve në 24 orë në Britani

Numri i viktimave në 24 orë në Britani

Koronavirusi u identifikua zyrtarisht nga OBSH më 8 janar. Kina regjistroi viktimën e parë në 11 Janar, që besohet të jetë e lidhur me një treg të gjësë së gjallë në Wuhan, një ditë para se sekuenca gjenetike për koronavirusin të vihej në dispozicion për shkencëtarët në të gjithë botën.

Viktima e parë e raportuar e koronavirusit në Europë u regjistrua më 15 shkurt, pasi një turist kinez 80-vjeçar vdiq në Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar, viktima e parë u konfirmua  më 5 Mars, vetëm disa ditë para se të shpallej një pandemi globale më 11 Mars.

Duke folur për vdekjen e babait të saj, Jane tha se ajo mori një email nga mjeku i babait të saj, të enjten e kaluar duke thënë se koronavirusi ishte gjetur në indet e mushkërive të tij.

‘Testet e tij të gjakut treguan një nivel të lartë të infeksionit, por ata nuk kishin ide se çfarë ishte.

‘Ai vdiq më 30 janar dhe certifikata e përkohshme e vdekjes tregonte se ishte insuficiencë kardiake dhe pneumoni.

‘Kina e ka mbuluar virusin që nga fillimi”.

Profesori i Mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore Paul Hunter tha për rastin e Piter: ‘Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm sepse tregon se virusi është përhapur në Britani para se dikush ta kuptonte.’  Historia vjen pas spekulimeve se qeveria e Kinës u përpoq të mbulonte shkallën e koronavirusit dhe rreziqet e tij në ditët e para të zbulimit.

Kina ka raportuar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe viktimave- 85,146 dhe 4,634. Rastet e konfirmuara ditore kurrë nuk arritën më shumë se 4,000 dhe viktimat 150, pavarësisht se vendi nuk kishte marrë masa për parandalimin e koronavirusit. Shkencëtarët në Imperial College London vlerësuan se deri në 4500 pacientë në Kinë mund të ishin infektuar me virus deri në mes të janarit, kur vetëm 48 raste ishin raportuar zyrtarisht.

Shefat e shëndetësisë njoftuan për herë të parë OBSH-në në fund të dhjetorit. Por simptomat e koronavirusit janë zbuluar që në tetor. Atletët francezë kanë deklaruar se mund të ishin infektuar me Covid-19 ndërsa garonin në Lojërat Ushtarake Botërore, të mbajtura në Wuhan, Kinë, transmeton abcnews.al

Kina njoftoi koronavirusin tek Organizata Botërore e Shëndetësisë katër ditë pasi shtetasi francez të shtrohej në spital, më 31 dhjetor. Megjithatë edhe në janar, udhëheqësit kinezë parandaluan ekipet e ekspertëve të jashtëm të hetonin për virusin, detyruan mjekët mos të flisnin duke u përpjekur të paralajmëronin edhe qytetarët. Rasti i parë me Covid në Kinë,  besohet të jetë data 17 nëntor, sipas të dhënave qeveritare. Gazeta raportoi nga 17 nëntori, një deri në pesë raste të reja çdo ditë, duke arritur në 381 numri i të infektuarve më 1 Janar, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, OBSH u njoftua vetëm për 41 pacientë të shtruar në spital. Dhe çështja e Atwood hedh dritë se pacientët si në Kinë dhe globalisht mund të kenë vdekur nga koronavirusi, por vetëm mjekët nuk ishin të informuar me sëmundjen.

Leave a Reply