870 raste të reja me koronavirus dhe 14 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2647 testime ndërsa janë regjistruar 870 raste me koronavirus.

Rastet janë evidentuar në: Shkup-422, Kumanovë-28, Dibër-10, Shtip-25, Prilep-28, Tetovë-64, Strugë-10, Veles-38, Manastir-29, Ohër-26, Gostivar-23, Strumicë-55…

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 292 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 14 pacientë kanë humbur jetën. Tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83), tre nga Kumanova (65, 71 dhe 53) dy nga Prilepi (55 dhe 56) një nga Tetova (63) një nga Velesi (65), një nga Strumica (68), një nga Radovishi (72) dhe një nga Kravota (75). Që të gjithë kanë humbur jetën në kushte klinike.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 28 697, numri i personave të shëruar është 19 771, ndërsa i të vdekurve është 963. Numri i rasteve aktive është 7963.

Leave a Reply