98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, rritet numri i viktimave

98 raste të reja me koronavirus janë konfimruar gjatë 24 orëv etë fundit në maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1.253 testime dhe janë regjistruar 98 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën nga Covid.

Prej rasteve të reja 17 janë në Shkup, 13 Kumanovë, 11 Prilep, Tetovë 10, Strugë 5, Veles 2, Manastir 1, Ohër 3, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 7, Strumicë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë, Sveti Nikole dhe Resnjë me nga 2 raste si dhe me nga 1 rast në Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën dy persona. Një pacient nga Ohri (54) dhe një paciente nga Radovishi (51).

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë diagnostifikuar 15 791, mes të cilëve 648 kanë humbur jetën.

Leave a Reply