A janë more normal këta të BFI-së!?

Tre lajme me përmbajtje të rreme, të shkruara prej dorës diletante e të menduara prej kokës totalisht të hallakatur mendsh! Ja, t’i analizojmë

Shkruan Elsa Ramadani, komunikologe

I.

Titulli i parë: “Reisi takon Drejtorin e Shëndetit Publik”! U takuan ashtu, rastësisht, duke ecur rrugës apo, pas një sërë kërkesash të Drejtorit të Shëndetit Publik (më në fund) “reisi” takon Drejtorin! Ka telashe shëndetësore “reisi” prandaj i duhet ta takojë, kërkon t’ia bëjë dermanë Drejtori, dhe nuk i mbështetet Zotit, sepse, vetëm ai e di se pse!
Idiotizmi nuk ka skaj! Perveziteti shpirtëror nuk ka fund! Servizilmi mund të jetë edhe i këtj lloji: fati i shqiptarëve, shëndeti i tyre është në duar të BFI-së dhe “Reisul Ulemasë”! A e dëgjuat këtë? Nuk e keni lexuar? Më mirë, se do t’ia kishit sharë me listë artikullshkruesit, i cili shkruan: “Islami prej kohësh i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi të veçantë shëndetit të popullit, të besimtarëve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mbikëqyrës i këtij obligimi është BFI dhe vetë kreu i saj, Reis’ul-Ulemaja”! Si Zoti, ashtu edhe “reisi” na qenkan me të njëjtat atribute a? Si me kaq lehtësi bëjnë qufër? Më tej, artikullshkruesi analfabet, përmes kompilimit, e sjell edhe këtë fjali: “Të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështjet nga sfera e shëndetësisë që kanë të bëjnë me besimtarët myslimanë të kryeqytetit, por dhe më gjerë. Me këtë rast janë shoshitur të gjitha problemet e kësaj sfere, me mundësinë për gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre në interes të vetë qytetarëve”! Nuk po merret vesh a janë takuar dy ministra të shëndetësisë, dy kryeministra, apo dy ekspertë mjekësore të një problemi shëndetësor që i tangon myslimanët e Maqedonisë së Veriut! Futja kot! Punë idiotësh.

II.

Titulli i dytë: ”Mbledhja e fundit e Rijasetit për vitin 2019”! Si more e fundit, kur deri në fund të vitit ka edhe plot pesë ditë të Allahut! Po çka nëse bëhet ndonjë e pamenduar dhe, ja, sërish mblidhet Rijaseti! A ka me rrejtë organi më i lartë kolektiv i BFI-së? Edhe, në këtë mbledhje të fundit, paramendoni, qenkan trajtuar me sukses temat: organizimi i Haxhit 2019 (1440/1441 H), tubimi i kurbaneve, menaxhimi dhe shpërndarja e tyre; puna e institucioneve edukative-arsimore në përgjithësi; veprimtaritë e sektorëve të ndryshëm brenda për brenda BFI-së; organizimi i ndihmave për Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të Durrësit e të rrethinave të tij etj.
“Të gjithë anëtarët e Rijasetit, pa përjashtim, e kanë vlerësuar me shumë pozitivitet punën e përgjithshme të të gjitha pjesëve përbërëse të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, pastaj të Kreut të saj etj.”
Po, temat janë trajtuar me sukses por, sa kanë qenë të suksesshme këto tema-aktivitete për të cilat që të gjithë e paskan vlerësuar me shumë poztivitet punën e BFI-së dhe të “kreut” të saj! Shkojmë me radhë:

  • Organizimi i haxhit 2019 – tërësisht i dështuar! Institucioni ka përjetuar humbje të madhe, kurse ka përfituar vetëm Sulejman Rexhepi dhe “tre persona” nga një kockë këlyshi!
  • Fitër dhe zeqat nuk ka pasur sivjet, prandaj është folur vetëm për tubimin e kurbanëve, menaxhimin dhe shpërndarjen e tyre! A janë në vete këta bilmezë se çfarë shkruajnë? More tregoni a i keni therrur a jo, apo, ashtu, siç i keni tubuar, ashtu edhe i keni shpërndarë ë! Nuk janë shpërndarë jo, por, janë vjedhur. Janë vjedhur! Nuk janë therrur as një çerek i tyre, të tjerat – këëërrk, paret në xhep! Krejt bota e di!
  • puna edukative-arsimore në përgjithësi? Çka? Ka shkuar mirë? Në vjedhje të institucionit dhe në dëm të përgjithshëm të nxënësve ka shkuar mirë, pa dyshim! Mospo u pranohen diplomat helbet!
  • edhe sektoret paska punuar mirë?! Cilët sektore?
  • organizimi i ndihmave për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit! Ky paska qenë sukses? Vjedhja e parave të ndihmave paska qenë sukses? Tëhuajësimi i ndihmave, krye më vete, paska qenë sukses? Po si nuk pyeti një njeri se prej nga erdhi leja që paratë e tubuara të shndërrohen në ujë, në vaj, në krip e në kalladont! Po si askush nuk ngriti zërin se pse u mblodhën vetëm 120 mij euro, apo, pse u vodh aq shumë sa për dorëzim si ndihma ngelën vetëm 120 mij euro!
    Epo, për të folur duhet guxim! Guximi i fundit ishte shprehur në një mbledhje të Rijasetit në vitin 2017. Në këtë mbledhje dy myfti vetëm kishin shprehur habinë me një propozim hajdukçe të Sulejman Rexhepit kurse ky, sakaq, ua kishte kërkuar nënat dhe gratë! Që nga ai moment, edhe gishtin në bythë me ua futë, të gjithë heshtin! Prandaj, “të gjithë anëtarët e Rijasetit, pa përjashtim, e kanë vlerësuar me shumë pozitivitet punën e përgjithshme të të gjitha pjesëve përbërëse të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, pastaj të Kreut të saj”!
    Njëri myfti kishte dashur ta pyes “reisin” se si të pasurohen aq fort me një rrogë të BFI-së siç po pasurohet Sulejman Rexhepi dhe lakejt e tij të ngushtë, por, ishte frikësuar se “reisi” do t’ia shajë nënën! Një myfti tjetër kishte dashur të kërkojë që të ndërpritet korrupsioni dhe hajnia kaq e theksuar në BFI, por, edhe këtij i ishte dhimbsur gruaja dhe nëna. Një tjetër kishte dashur të kërkojë përgjegjësi se pse nuk publikohen shumat e fitrave dhe zeqatit, pse nuk therren kurbanët dhe pse vazhdimisht po vidhen ndihmat humanitare por, edhe ky kishte preferuar të heshtë, sepse do t’i shahej nëna dhe gruaja.
    Pandaj, heshtja është “flori”, ndryshe, të shkoi nëna dhe gruaja!

III.

Titulli i tretë: “Pritje për Reisin në Ambasadën Turke në Shkup”! A keni parë titull më idiotik a jo! Do me thënë se, Ambasada Turke ka organizuar pritje për Sulejman Rexhepin! Pritjet organizohen zakonisht me raste dhe pas kthimit të ndonjë personaliteti që ka arritur sukses të madh në sferën e sportit, të letërsisë, të filmit, të argëtimit, pritje për ndonjë fitues të garav ndërkombëtare në këndim të Kuranit etj! Por, “Pritje për Reisin…”! Ngjashëm si “”Pritje për Miss Ukrainën”, apo, “Pritje për Arilena Arën që fitoi në Euro-song”! Kjo është tallje e rëndë me “reisin”! Dikujt veçmë i paska shkuar “preku…”!
Dhe pastaj, për të treguar se sa fort kanë bashkëpunuar Ambasada e Turqisë me BFI-në, artikullshkruesi e fut në mes TIKA-n, kurse aktivitetet pesëmbedhjetëvjeçare të kësaj organizate i llogaritë si të përbashkëta! Mbi 1000 projekte me rreth 100 milion euro! I bie rreth 65 projekte në vit, ë! Po si nuk u vie turp të shtremërojnë informatë, të përvetsojnë aktivitet dhe, të shkuajnë me kaq paftyrësi? Të gjitha këto aktivitete të TIKA-s, të kryera në rajon kanë kushtuar mbi 100 milion euro dhe jo se kjo organizatë gjigante aktivitetin e vet e paskësh koncentruar vetëm në Maqedoninë e Veriut, apo, në “oborrin e BFI-së”. Dhe, lajmi përfundon me Dijanetin e Turqisë! Tani, Ambasada e Turqisë, sipas artikullshkruesit bilmez na del se na qenka “servis” i TIKA-s dhe Dijanetit për ta rehatuar ekskluzivisht BFI-në!
Me të tilla lajme idiotike nuk mund të “mbulohet” dhe të anashkalohet raporti i Instituconeve gjegjëse turke, të cilat, kohë më parë ia dërguan organeve shtetërore të Maqedonisë së Veriut prej të cilëve kërkuan masa urgjente për ta larguar Sulejman Rexhepin nga BFI-ja të cilën e ka kriminalizuar si mos më keq!

Leave a Reply