Adoleshenti amerikan akuzohet për vrasjen e nënës dhe dy vëllezërve

Një djalë 16 vjeç nga Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasjen e nënës dhe dy vëllezërve më të rinj me thikë. Pas krimit, ai besohet se ishte larguar nga shtëpia dhe ishte nisur për në shkollë.

Trupat e pajetë të gruas 36 vjeçe, Holli Durham, dhe binjakëve 13-vjeçarë, Branson dhe Baron Durham, u gjetën këtë javë në Munford.

Personi i dyshuar u arrestua përderisa ishte duke e vozitur veturën dhe u paraqit në gjykatë të premten.

“Nuk kemi ndonjë motiv për të cilin mund të flasim tash për tash”, tha prokurori rajonal, Steve Giddens.

Ai tha se i dyshuari kishte shkuar në shkollë dhe kishte mbajtur mësim në ditën kur besohet të jetë kryer krimi.

Trupat e viktimave u gjetën nga dy familjarë që ishin munduar të kontaktonin me ta gjatë tërë ditës, shkruan “Fox News”.

Leave a Reply