Afër 8 milionë njerëz të infektuar me koronavirus në botë

Numri i rasteve me Covid-19 në gjithë botën deri më tani ka kaluar shifrën 7.7 milionë.

Sëmundja Covid-19 ka marrë më shumë se 428 mijë e 352 jetë në të gjithë botën, megjithëse numri i vërtetë mendohet të jetë më i lartë pasi testimi është akoma i kufizuar dhe shumë vende nuk përfshijnë vdekjet jashtë spitaleve.

Deri më tani raportohet se janë shëruar 3 milionë e 966 mijë e 877 pacientë. Megjithatë 53 mijë e 890 të tjerë ende janë në gjendje kritike.

SHBA është vendi me 2 milionë e 117 mijë e 27 persona të infektuar me coronavirus, ku 116 mijë e 831 janë raportuar të vdekur.

Leave a Reply