Afrika lehtëson masat antiCOVID

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka lehtësuar disa kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit, duke përfshirë heqjen e një ndalimi jopopullor të shitjeve të alkoolit.

Plazhet do të rihapen dhe tubimet e kufizuara fetare do të lejohen.

Njoftimi erdhi ndërsa Ramaphosa përshëndeti mbërritjen e dërgesës së parë të vaksinave prej një milion doza nga AstraZeneca si një shans për të “bërë kthesën e madhe” ndaj Covid-19.

Afrika e Jugut ka pasur më së shumti infeksione dhe vdekje nga Covid 19 në kontinent.

Më shumë se 1.4 milion njerëz janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë dhe 44,164 kanë humbur jetën, sipas hulumtimit të Universitetit Johns Hopkins.

Shumë vende kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit të ri infektiv 501Y.V2, i cili besohet se ka origjinën atje dhe që dyshohet të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Leave a Reply