Aktores ruse i ndalohet hyrja në Ukrainë, pas xhirimit të filmit në Krime

Bukuroshja ruse Glafira Tarkhanova është ndaluar për tre vjet të hyjë në Ukrainë nga autoritetet kufitare, pasi u zbulua se ka vizituar gadishullin e Krimesë në 2020 për xhirimin e një seriali televiziv.

Ajo akuzohet se ka hyrë në gadishull me vizë të rregullt por ka tejkaluar kohën e qëndrimit për xhirimin e serialit.

37-vjecarja kishte xhiruar filmin ‘Nepotoplyayemaya’ ku ajo luan rolin kryesor.

Në deklaratën e rojeve kufitare të Ukrainës thuhej: “Aktorja ruse ka vizituar territorin e Ukrainës, Krime, të pushtuar përkohësisht, prandaj iu ndalua hyrja në aeroportin Boryspil.

“Gruaja kishte fluturuar drejt Ukrainës nga Stambolli. Sipas informacioneve tona ajo ka marrë pjesë në xhirimet e filmit Nepotoplyayemaya (figurative për ‘I fortë si shkëmb’) ku luan rolin kryesor”.

Rusia e Ukraina janë në konflikt që prej shkurtit 2014 kur autoritetet ruse tentuan të marrin kontrollin rajoneve ukrainase të Krimesë në detin e Zi dhe atij lindor ukrainas të Donbass.

Pas konfliktit erdhi aneksimi i Krimesë nga Rusia me argumetimin se Kievi mund të vendoste aty baza ushtarake amerikane, qe ishin kercenim serioz per Mosken.

Glafira është ndaluar të hyjë në Ukrainë për tre vjet Ukraine dhe vendimi pritet të merret përsëri në konsideratë nga autoritetet në 2024.

Aktorja ka më shumë se 766,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe nuk ka komentuar ende mbi incidentin.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo aludonte për “ditë të pazakonta” dhe thotë se “nuk është faji i askujt” që duhet të bënte 4 fluturime brenda ditës.

Leave a Reply