A po kthehet Mulla Sula në origjinën e vet?!

Mulla Sua duke u angazhuar me tërë qenien e vet në të mirë të BDI-së, e ka fundosur si mos më keq BFI-në, duke u angazhuar për kryetarë komunash, i ka zhytyr në baltë myftinitë ndër kryesoret për zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare në vend. Mulla Sulës nuk i interesojnë më myslimanët e Maqedonisë, por shqiptarët e BDI-së, të asaj partie të cilën dikur e quante si bastion i marksistëve-leninistëve dhe ateistëve shqiptarë. A mos po kthehet Mulla Sula në origjinë

Shkruan Muzafer Osmani

 

Përmes një statusi të vet, deputeti Muhamed Zeqiri, i njohur me nofkën mediale si MUKI, e kishte sugjeruar Mulla Sulën që, nëse nuk i rrihet në BFI apo nëse ka nisur të hetojë se nuk është i denjë për BFI-në, atëherë lirisht le të kalojë në partinë për të cilën agjiton pa lekë, madje duke shpenzuar shumë lekë të BFI-së. Pra, i sugjeron të kalojë në BDI, në partinë e Ali Ahmetit i cili i duket lider i gjithë shqiptarëve.

Në këtë raport të Mulla Sulës ndaj Ali Ahmetit, MUKI nuk ka mundur ta hetojë një hall të Mulla Sulës! Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdijshëm se tashmë nga pozita e uzurpuar e reisit nuk mund të jetë lider as i dhjetra myslimanëve të vendit, ndaj, kur e kujton se Ai Ahmeti është votuar nga 100 mij shqiptarë, çoç i duket si lider gjithshqiptar, edhe pse shqiptarë të Maqedonisë janë edhe nja 600 mijë që nuk e kanë votuar Ali Ahmetin, apo, myslimanë që janë edhe nja 800 mij që nuk e duan Ali Ahmetin.

Mulla Sula, duke e rritur në lider gjithëshqiptar njerin pranë të cilit rri vazhdimisht, mbase mendon se mund të marrë pak lagështi (vllagë) nga ai dhe, edhe vetë të duket nëse jo lider, të paktën, njeri që rri pranë liderit.

Fill pas kësaj deklerate nonshalante të Mulla Sulës, vjen edhe aktiviteti i radhës i tij. Shkon dhe brenda një pasdite i viziton tri komuna (të Sarajit, të Çairit dhe të Shkupit) komuna këto për të cilat është i bindur se i ka bërë me “liderë lokalë”. Mulla Sula është më se i bindur se Blerim Bexheti, Visar Ganiu dhe Petre Shiligov, janë bërë kryetarë të komunave falë angazhimit dhe konributit të drejtpërdrejtë të Sulejman Rexhepit. Dmth Mulla Sula i ka rahatuar edhe BDI-në edhe LSDM-në, duke ua siguruar që t’i drejtojnë tri nga qendrat më të rëndësishme të vendit.

Po në BFI si i ka hallet Sulejman Rexhepi? Pse kur qenka me kaq ndikim nuk arriti akoma që ta zgjedhë Myftiun e Shkupit? Pse nuk po gjenë kandidat? Mulla Sulën askush në territorin e Shkupit dhe në tërë Maqedoninë nuk e bën hesap për pesë lekë. Mulla Sula çdo lëvizje e ka bisnes personal. Cilido teolog i Shkupit, qoftë me mjekër apo pa mjekër, që ia ofron Sulejman Rexhepit ndonjë dekoratë, apo ndonjë tufë lekësh (mundësisht 50 mij euro!!!), sakaq do ta emërojë për Myfti të Shkupit! Mulla Sula mendon se Myftinitë duhet të jenë filiale, apo zyre lokale të bisnesit të tij personal me llogon BFI! Mulla Sula gënjenë natë e ditë ku thotë se i ka 13 myfti, sepse, në fakt nuk janë as gjysma prej tyre, 4-5 myftini i drejtojnë kordinatorët, kurse dy myftini i ka pa myfti, sepse i ka pensionuar para 4-5 muajve (Rexhep Jusufin dhe Isa Ismailin). Për myftininë e Kumanovës dhe për atë të Strugës tash e tre muaj është duke kërkuar kandidatë për t’i zëvendësuar myftitë aktualë të cilët i konsideron të padishëm, injorantë dhe bashkëpunëtorë të “puçistave”!

Mulla Sua duke u angazhuar me tërë qenien e vet në të mirë të BDI-së, e ka fundosur si mos më keq BFI-në, duke u angazhuar për kryetarë komunash, i ka zhytyr në baltë myftinitë ndër kryesoret për zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare në vend. Mulla Sulës nuk i interesojnë më myslimanët e Maqedonisë, por shqiptarët e BDI-së, të asaj partie të cilën dikur e quante si bastion i marksistëve-leninistëve dhe ateistëve shqiptarë. A mos po kthehet Mulla Sula në origjinë? Pa dyshim që po!

Thonë, gjaku ujë nuk bëhet. Vetëm një shikim mbi Takvimin e vitit 1987 dhe sakaq do të kuptojmë se cili ishte angazhimi parësor i Mulla Sulës në ato vite. Natyrish, sendërtimi i porosive të marksizëm-leninizmit – luftë shovenistëve dhe sepratistëve shqiptarë kurse në ato vite marksistët dhe leninistët e BDI-së së sotshme angazhoheshin për ateizëm, që i bie për zhdukje të BFI-së së sotshme. Tani janë bërë bashkë Ali Ahmeti dhe Mulla Sula por, nuk po dihet se kush kë po e shkatërron: Ali Ahmeti BFI-në, apo Mulla Sula BDI-në. Detyrat janë po ato të filleve të veprimtarisë së tyre. Megjithatë, shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë brilante gjithmonë kanë ditur të ngadhnjejnë mbi lojërat dhe intrigat e ndyra. Do të ngadhenjejnë edhe kësaj radhe, pa dyshim!

 

Kliko linqet për të lexuar shkrimin “VËLLAZËRIM-BASHKIMI SIPAS ISLAMIT” nga viti 1987, për të dëgjuar dekleratat e tija lidhur me frontin socialist dhe mendimin që kishte për Ali Ahmetin në vitin 2013!

1. https://1kliklarg.com/te-tjera/vellazerim-bashkimi-sipas-islamit/

 

2.

 

3.

Leave a Reply