A po sabotohet Sulejman Rexhepi nga “kabineti” i vet

Bashkësia Fetare Islame e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi është në një kaos total. Me raporte të prishura ndërkolegiale, me dyshime të ndërsjella si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete (pra, nuk bëhet fjalë nëse është teolog i mirë apo i keq, por, a është spiun e bashkëpunëtor i këtij apo atij shërbimi sekret), me shpifje e nëçmime të skajshme. Devetë ia bënë hallall pronarit të vet ngarkesat e mëdha si dhe punët e mundimshme, por, nuk ia bënë hallall pse në shtegëtim në krye të karavanit linte gomarin!

Një gomar në krye të “karavanit humanitar”! A lihet në krye të kësaj pune njerëzore një tip si Mustaf Dauti, pa karakter, pa ndjenja e pa shpirt, i cili, në çdo hap e shantazhon dhe, njëkohësisht, edhe e saboton kryetarin e vet, Sulejman Rexhepin! Dje, në Strugë ka shpërnarë 34 pako të donuara nga populli mysliman i Turqisë, kurse Mustafa Dauti thotë se i ka shpërndarë shtatë ton! 34 pako nuk bëjnë hiç më shumë se 550 kg, dmth gjysëm toni!
A e di Sulejman Rexhepi se, kjo vjedhje tipike e njerëzve të pashpirt, në botën normale kualifikohet si sabotazh kundër të parit, kundër menaxhuesit kryesor. Nëse vjedhja bëhet për të parin, për menxhuesin kryesor, atëherë sabotohet vetë Institucioni! Në rastin konkret vejdhja është me tonelata, ndaj dhe po qarkullojnë muhabetet se tërë malli po përfundon nëpër magazet e KIPER—it, dhe kjo po e implikon edhe vetë Sulejman Rexhepin si aksionar i Kiper-it!
Sulejman Rexhepi sabotohet prej të gjithë të punësuarve të BFI-së! Ja një fakt: nëse një lexues i pasionuar dhe një bredhës nëpër portale futet edhe në veb faqen e BFI-së (bfi.mk) dhe, nëse e bën një hulumtim mbi lexueshmërinë e shrimeve, sakaq do të shikojë se, për shembull, shkrimi i fundit i nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, me titull “Muret dhe urat”, është parë apo “lexuar” vetëm nga 397 persona, kurse nuk e ka asnjë like, ndonëse ju “jep” rrogë nja 200 punëtorëve të vet, ndonëse ju ka dhënë dekret nja 1000 hoxhallarëve të vendit! Asnjë nga këta qoftë një like në shkrimin e nënshkruar nga Mulla Sua?! As shefi i kabinetit të tij? As shefi i piarit të tij? As djemtë e tij? As ai që ia ka shkruar? Çka flet kjo, nëse jo për një sabotim total.
Kurse një informatë e pëshurrët që flet për Mustafa hajnin, si “ekspert i luftës kundër estremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm” është lexuar apo parë nga 425 persona, me 78 like! Të ketë më shumë like hajni se sa shefi i hajnit!!!
Kurse, kur është në pyetje fama personale, ja se si angazohen njerëzit për vete! Një shkrim i kotë i shefit të kabinetit të Mulla Sulës, Muzeml Osmanit, të cilin e ka botuar në veb faqen e BFI-së, na del se është parë apo lexuar nga hiç më pak se 2569 veta, me gjithësej 286 like! Selam për Sulejman Rexhepin – o Mulla Sulë, ty nuk të do askush, shihi, shihi liket tona!
Këtu nuk kemi të bëjmë punë vetëm me sabotazh, por, pa dyshim, edhe me një lloj shantazhi të veçantë, i cili do të mund të përkthehej kështu: nëse do popullaritet (like), hidh pak këndej nga ato paratë e vjedhura! E ngulmja nuk ka brirë! Shfrytëzohet “autoriteti” dhe kabineti i Sulejman Rexhepit për popullaritet personal. Jashtë sqetullave të këtij “autoriteti” kush do t’ia hidhte qyrrat Mustafa Dautit e Muzemil Osmanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *