Asnjë njeri nuk është ishull, veçse Sulejman Rexhepi është “dërzhavë” në vete

Rreth kollumnes së radhës të Agim Mehmetit që e nënshkruan me pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi e qe e kanë botuar disa pseudoportale që i paguan Mulla Sula me parate e BFI-së

Nga Aliriza Bekteshi

 

Kam dëgjuar se Agim Mehmeti ia paska borxh BFI-së 7 mij euro, të cilat ia paska falur Sulejman Rexhepi me kusht që ky të shkruaj kollumna e ta bëj “intelektual”. Vetë kjo marrëveshje dëshmon se Sulejman Rexhepi është duduk, ndërsa Agim Mehmeti hajn i fitrit dhe zeqatit të cilen myslimanët e shkretë e ndajnë për zhvillimin e islamit dhe jo te intrigave të duetit të pistë Sulejman Rexhepi-Agim Mehmeti.
Agim Mehmeti në dy raste e futë në kurth Sulejman Rexhepin, sa për të sinjalizuar në opinion se megjithatë ai është autori i kollumnes dhe jo Sulë duduki.
Agim Mehmeti nënvizon datën se kur qenka shpallur pavarësia e Amerikës si dhe ia citon nje poet amerikan, vargu i të cilit i bëhet titull kollumne. Thotë “Njeriu nuk na qenka ishull!  Por kur te behet “ishull”, apo siç thonë “dërzhavë” në vete, do të nisë të shtrojë kërkesë të asaj natyre siç tallet Agimi me Mulla Sulën: “A ekziston një njeri që nuk dëshiron sigurinë, që nuk e do lirinë, që nuk e kërkon mundësinë për të qenë i lumtur?”
Fjali tipike që i shkon natyrës së Sulejman Rexhepit, i cili, në stadën ku ka mbërritur, pas kaq shumë vjedhjeve, pas kaq shumë zhvatjeve, pas kaq shume shkatërrimeve e pervetësimeve të vakëfit, natyrisht qe do ta kerkoje lirinë, sigurinë, lumturinë! Pse a mos është përtej abdallit për të kërkuar burgim, torturim, vuajtje, edhe pse i meriton si vendime emblematike gjyqësore.
Sulejman Rexhepi është “dërzhavë” në vete, me kryeqytet Sullaren, ku ka krijuar dinastinë e vet duke ua vjedhur kafshatën e gojës myslimanëve të ngratë. Ktheje borxhin 7000 euro, o Agim Mehmeti, do lirohesh nga ky kërpesh që ta ka hedhur turive Sulejman Rexhepi, si gomarit plak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *