BDI-ja kallëpi i hipokrizisë

BDI-ja sa herë që tradhëton mundohet që tradhëtinë ta mbulojë me UÇK; sa herë kur vjedh e kryen vepra të ndryshme kriminale mundohet që t’i mbulojë me fe e me Mulla Sulë; sa herë kur gënjen thirret në do historira të çuditshme, sa herë kur zhvillon fushatë mundohet që t’i mund të ndershmit dhe kombëtarët, sa herë që mbështetet për muri në ndihmë i thërret pisat dhe themeluesit e vet të nëntokës ruso-sllave

Shkruan Ramadan Ahmeti

Lexova një lajm se si kandidati për kryetar i Çairit nga radhët e BESËS, Zeqirija Ibrahimi, “i paska fyer elektoratin shqiptar”! Kështu thonë do portale që nuk kanë vlerë më të madhe se sa letrat e tualetit e që rrinë në prehër të BDI-së! Pjesëmarrja e një grupi militantësh në një debat televiziv, nuk janë ”elektorati shqiptar”! Për më tepër, kur ky grup rreshtohet për të përkrahur kriminelët, nuk mund të quhet asgjë tjetër përveç “grup kriminelësh” dhe të gjithë ata që mundohen që këtë grup ta identifikojnë me elektoratin shqiptar, në fakt janë vetë kallëpi i krimit! Një parantezë këtu: të gjithë ata që e përkrahin Mulla Sulën në krim e në hajni, nuk mund të quhen hoxhallarë por, kriminel e hajna që janë verbërisht në shërbim të ”boss”-it të tyre, Mulla Sules!
Nejse, kjo është në konceptin e filozofisë së BDI-së e cila është dëshmuar katërcipërisht se nuk ka kurrfarë piktakimi me interesat kombëtare, absolutisht kurrfarë pikëtakimi. Parti e cila ka mbijetuar në sajë të vjedhjeve, edhe atë duke filluar që nga vjedhja e namit të UÇK-së, duke e llogaritur veten si pasardhëse të këtij formacioni ushtarak. Janë të njohur kriminelët, matrapazët, fytyrëzinjtë, hajnat, tallësit me identitetin kombëtar, të pamoralshmit e tradhëtarët që janë në strukur në këtë parti e që në fakt përbëjnë ”koktelin antikombëtar” – BDI-në! UÇK-ja është themeluar për bashkimin kombëtar dhë apelit për luftë i janë bashkangjitur pikërisht nën thirrjen dhe idealin për bashkim dhe jo për themelim të partive me qëllim të fitimit të imunitetit dhe, pastaj përmes tij, më lehtë të realizohen të gjitha tradhëtitë dhe synimet e politikave sllave antishqiptare.
BDI-ja, respektivisht, Ali Ahmeti me tërë suitën e vet nuk e ka për dert që t’i thërrasë intelektualët shqiptarë që të votojnë për analfabetët e tij! Bie fjala, a mund të hamendësohet njeriu se kujt t’ia japë votën: një dibiduzi si Visar Ganiu apo një intelektuali me vlera kombëtare si Zeqerija Ibrahimi, ose edhe një kandidati tjetër i cili absolutisht është vlerë e çmueshme kombëtare, Dr. Idriz Oranës; Kujt t’i jepet vota, një krimineli, një narkomani e një të pamoralshmi të dëshmuar si Blerim Bexheti, apo një intelektuali me plotë vlera që i duhet kombit në perspektivë si Bashkim Bakiu në Saraj; t’i jepet vota një Nevzat Bejte i cili villën e vet e ka shndërruar në harem e në hamam ku lahët e fërkohet me birra Nikshiqi, apo vota t’i jepet një doktori, mjek, i cili me vlerat e veta profesionale është krenaria kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Kujt t’i jepet vota në Strugë o Ali Ahmeti, Merkos që tashmë është dëshmuar si dëm i rëndë kolateral i çështjes kombëtare apo t’i jepet Zijadin Selës i cili duhet e respektohet prej shqiptarëve këtu e në Amerikë, në Alaskë e në Australi! Ka plotë, edhe shumë të tjerë, madje edhe njerëzit që janë në fushatë të këtyre kandidatëve të Ali Ahmetit janë kriminelë, janë njerëz që bashkëpunojnë me shërbimet e sigurimit të cilët ndihmohen prej tyre për t’ua thyer kodet e postave elektronike private kundërkandidatëve; janë kriminelë që kanë ditur të lënë mesazhe edhe përmes plumbit në tavolinë! Janë po thuajse të gjithë kandidatë potencialë për në burgje e jo për në shtabe të kandidatëve të BDI-së të cilët po marrin edhe më shumë hije të keqe prej tyre.
Si mund të tallet Ali Ahmeti dhe tërë tajfa e tij duke i thirrur myslimanët e Maqedonisë që t’i votojnë hajnat, kriminelët, dhe pijandurat e tij! Si mundet ta thërrasë përforëcim Mulla Sulën, i cili, absolutisht e ka haram që të thërrasë të votohen njerëzit me bagazh e me vlera që askund nuk përputhen me islam. Nuk mundet që myslimani të ftohet të votojë një kandidat të pamoralshëm në dëm të një kandidati islamikisht të devotshëm.
Fare në fund, BDI-ja ka ftuar në ndihmë LSDM-në duke kërkuar përkrahje publike për kandidatët e vet, kurse ka premtuar përkrahje publike për kandidatët e LSDMS-së! Rrjedhimisht, të gjithë kandidatët e BDI-së në fakt janë edhe kandidatë të LSDM-së, kandidatë të përbashkët. Dhe, del Zoran Zajevi dhe para të gjithëve thotë që të përkrahet Visar Ganiu se qeveria e tij do t’ia përkrahë projektet. Kjo do me thënë që, nëse nuk fiton kandidati i përbashkët i LSDM-BDI komunat shqiptare nuk do ta kenë përkrahjen e qeverisë maqedonase! A ka antipolitikë dhe antishqiptari më të madhe se kjo apo nuk ka!
E di vetë elektorati shqiptar! Nëse i pëlqen dhe do që edhe më tej të jetë vasal i shumicës maqedonase atëherë do t’i votojë kandidatët e LSDM-BDI-së, por, nëse ka kuptuar, nëse është vetëdijësuar dhe nuk pranon politika të tilla dëmtuese për qenien shqiptare, atëherë fatet e veta do t’i marrë në duart e veta duke ua deleguar kandidatëve të pastër shqiptar, fetarisht të devotshëm, moralisht të pastër dhe intelektualisht të ngritur. Koha e injorantëve, e kriminelëve, e të pamoralshmëve, e tradhëtarëve iku. Po vjen koha e ndëshkimit duke i hedhur në mbeturina të gjitha ato kategori tipash që janë e keqja e madhe e kombit shqiptar.
Fare në fund, do ta shtrojmë vetëm një pyetje logjike: Ku mbeti Izet Mexhidi, legjenda e gjallë e Çairit, si nuk u lavdërua qoftë me një fjali të vetme? Pse kaq elozhe për Visarin e mirë dhe pse kaq bashkëpunim vëllazëror me LSDM-në me një bagazh gjigant antishqiptar për të fituar me çdo kusht Visar Ganiu! Pse të thirret në ndihmë Mulla Sula për ta mundur në Saraj një shqiptar shumë të mirë e të ndershëm siç është Bashkim Bakiu. Mulla Sula gjithnjë do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar djallin dhe pisin vetëm e vetëm që të eliminohet nga skena një shqiptar kombtarisht i ndershëm. Sepse, kjo është politika sllave, në vorbullën e së cilës ka vite e vite që zihet e piqet Mulla Sula.
4500 votat fanatike të Izet Mexhitit dhe 2300 vota edhe më fanatike të Ermira Mehmetit gjithësesi që do të shkojnë në kutinë e Zewirja Ibrahimit, i cili për 12 vite rresht e paska mbajtur intelektualisht Izet Mexhitin. Izeti ia ka borxh moral këto vota Zeqës dhe askujt tjetër. Gjithësej 6800 vota shqiptare do t’i mungojnë BDI-së në Çair. Mendon Ali Ahmeti se do t’i kompensojë ato vota duke i siguruar 6800 maqedonasë të LSDM-së që do të votojnë për BDI-në!? Kurrën e kurrës! Kësaj radhe do të votojnë më të mirët! Asnjë shqiptar nuk do të shesë vota për miell, për vaj e për punësim, por, votën e vet kësaj radhe ka vendosur t’ia fal idealeve kombëtare! Nuk do të gabojë më si deri më sot. Votën e vet do ta lëshojë në kutinë e idealit dhe jo në kutinë e krimit, pisllëqeve dhe tradhëtive të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *