Bekuesit dhe ndihmuesit e Nikolla Gruevskit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i vuri në sprovë jo vetëm institucionet shqipare por edhe epitetin e shqiptarëve si patriotë e kombëtarë

 

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

A mund të jenë shqiptarë të gjithë ata që fatkeqësisht, e paskan ndihmuar antishqiptarin më të madh bashkëkohor, Nikolla Gruevskin, të kalojë nëpër Shqipëri dhe të ikë për në Hungari? Sipas “Rambos shqiptar”, Dritan Demiraj, një turp i këtillë ka kohë që nuk i ka rënë për hise shqiptarëve dhe institucioneve shtetërore shqiptar.

Përfundimisht, policia shqiptare pranoi se Nikolla Gruevski ka dalur nga kufiri i Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, por, asnjë fjalë nuk ka thënë se nga hyri në Shqipëri! E vërteta do të dalë, sado që do të vonojë! Tani, përfundimisht, dihet se Nikolla Gruevski në Maqedoni ka hyrë nga Dibra! Po kush e solli deri në Dibër, nëse jo shqiptarët! Një shkrim, i cili u trajtua si “spiunim” i Sali Berishës kundër Bashës dhe Metës, thotë se ikjen e Nikolla Gruevskit e ndihmuan njerëzit e Ilir Metës dhe të Lulzim Bashës!

Tashmë kuluareve të mediave shqiptare po vlojnë spekulimet e ndryshme se kush mud ta ketë ndihmuar, kush janë miqtë e Ilir Metës në Maqedoni, siç po rrahet shumë edhe spekulimi se, këtë antishqiptar e ndihmuan për të ikur nga Dibra miqtë e Metës në Maqedoni si dhe miqtë e Edi Ramës në Shqipëri! Po spekulohet se, marshuta e ikjes së Nikolla Gruevskit ka qenë Autokomandë-Saraj-Kondovë-Sullare-Radushë (vendbanime shqiptare) dhe, pastaj Tetovë-Gostivar-Dibër, prap vendbanime shqiptare! Këtë marshutë e kanë organizuar miqtë e Ilir Metës, shqiptarë, të cilëve u ka zënë besë Nikolla Gruevski. Ndihmën e ka kërkuar nga bekuesi i vet, Sulejman Rexhepi, miku i Ilir Metës! Sulejman Rexhepi, përmes djalit të vet polic, përmes policëve që ia ka angazhuar si truproje Sulejman Rexhepit kryetari Gjorge Ivanovi, dhe përmes vëllait të ish-shefit të kabinetit të tij, që është epror i lartë në kufirin e Dibrës (përmendet emri i njëfarë Vojnika), e kanë nxjerrur ilegalisht Nikolla Gruevskin dhe ia kanë dorëzuar personve të paguar nga bisnesmeni Samir Mane, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe, pa dyshim, miku i ngusht i Nikolla Gruevskit në kohën e të cilit e realizoi projektin e tij “City Mall” si dhe e bleu Kompleksin e Panairit në të cilën parashihet që Mane të ndërtojë një lagje të tërë me një investim me mbi 400 milion euro!

Natyrisht, deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti do të dëgjojmë edhe spekulime të tjera por, çuditërisht, Sulejman Rexhepi dy ditë më vonë do të vërehet në Tiranë, i rrethuar nga personalitete të larta të Partisë së Edi Ramës, por edhe nga njerëz të Ilir Metës! Mos po kërkojnë edhe këta dy që t’i bekojë Sulejman Rexhepi, apo Sulejman Rexhepi po kërkon nga këta dy që t’ia garantojnë një fundjete në ekzil? Gjithkça mund të ndodhë në vorbullën ballkanase!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *