Është një “dekorim i shenjtë” për Sulejman Rexhepin

“Kur ata ngulmuan me mendjemadhësi të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!” (Kuran, 7:166)

 

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, është mbase i vetmi “lider fetar” i cili plotë tri dekada, pa rreshtur i është eksopuzuar sulmeve nga më të ndryshmet që përbëjnë një fushatë epike kundër tij. Çuditërisht, jo që mbijetoi por, ja që, në fund, pa kurrfarë procedure dhe pa kurrfarë rregullore, bëri që të mos duket si uzurpator klasik i BFI-së por si “lider fetar i përjetshëm”! Kjo etje e pangopshme për karrierë, tërësisht të verbër, shpesh herë është interpretuar edhe si detyrim i Mulla Sulës nga shërbimet sekrete për të qëndruar me ngulmë në krye të një institucioni fetar i cili me çdo kusht duhet të kontrollohet prej tyre, por edhe si burim pasurimi i cili i ka shkaktuar plus një motiv më tepër se sa pesha e turpit për të pezulluar si kulçedër mbi Institucionin në fjalë.

BFI-ja aktuale gjithnjë e më shumë ngjason në firmë private e Mulla Sulës e cila i gjeneron përfitime të majme! Sot Mulla Sula posedon dhjetra dyqane (ndonëse asnjë në emër të tij), sot Mulla Sula posedon një kapital marramendës i cili nuk arrihet me një rrogë as për një milon vite. Sot, realisht, Mulla Sula posedon një kapital i cili ia siguron një “jelek prej gome” për të notuar mirë në sipërfaqen e ujërave të turbullta; ka një kapital i cili ia garanton një “dekoratë”, një vend në llozhën e politikanëve të korruptuar; një kapital që ia shkakton aftësinë akrobatike të një majmuni të lazdruar.

Po si është e mundur që kaq shumë e toleron Zoti Fuqiplotë, aq më tepër kur dihet se ai është “predikues i fesë”?! Sipas të gjitha gjasave, siç na mëson edhe vetë Kurani i Shenjtë, kjo tolerancë e të Madhit Zot vie në shprehje deri sa ta arrijë Mulla Sula shkallën e majmunit të përbuzuar! Pa dyshim, ka ngelur vetëm edhe një hap deri te kjo shkallë! Kur do ta arrijë gradën e majmunit të përbuzur, pastaj pak rëndësi ka se si do të sillet ai, apo çfarë do të planifikojë! Madje, këto ditë, deri sa ka qëndruar në Turqi, ai është shprehur tekstualisht: “Pas Kurban Bajramtit do të largohem dhe në vendin tim do ta lë Qani Nesimin”! Kjo është logjika e “majmunit të përbuzur”, sepse një njeri normal nuk mund të logjikojë kështu, sepse, dihet se cila është procedura e zgjidhjes së një lideri fetar! Apo, me myftiun ilegjitim, me karrieristin e sëmurë, me personin që pranon dekretim nga i çregjistruari, mbase kanë arritur marrëveshje që pas ikjes së “majmunit” t’i fshihen gjurmët prej bishe të përbuzur!

Po pse Sulejman Rexhepi e pret edhe Kurban Bajramin?! Sepse, deri atëherë do të kryhen të gjitha aksionet fetare që krijojnë buxhetin vjetor të BFI-së. I duhet ky buxhet Mulla Sulës, sepse:

– Mulla Sula është i vetmi “mysliman i devotshëm” i cili e blenë pafajësinë e vet! Gjykatat penale e civile plotë me lëndë kundër Sulejman Rexhepit, ndërsa ky edhe më tej e bën kokrrën e qejfit, duke i shantazhuar gjykatësit për korrupsion prej tij, madje edhe duke ua dhënë emrat e gjykatësve të korruptuar kryeministrit si dhe ministrit të drejtësisë;

– Mulla Sula është i vetmi “mysliman i devotshëm” i cili ka arritur që t’i personalizojë të gjithë organet kolektive të BFI-së, duke angazhuar një tifozeri që është në gjendje të japë edhe b… për Mulla Sulën. Ndërsa, Sulejman Rexhepi, si “mysliman i moralshëm” që është, nuk ka ç’tju bëjë b… së tyre, por i paguan ata duke ua zbritur punëtorëve rrogat nga 25 për qind dhe duke siguruar një fond prej 200 mij eurove e cila ia garanton një rahatllëk në fronin e pistë të BFI-së;

– Mulla Sula është i vetmi “mysliman i fortë” i cili nga shërbimet sekrete me të cilat është në lidhje, ka lirinë e plotë që t’ju kërcënohet e t’i shantazhojë të gjithë ata që i dalin “kurrnisen”;

– Mulla Sula është i vetmi “mysliman i frikësuar” të cilit i duhen paratë e BFI-së për të zhvilluar “kërkime antropologjike” deri sa të gjejë gjene të shëndosha, qofshin edhe prej majmuni, që do t’ia premtojnë nektarin e pleqërisë pas ikjes nga BFI-ja!

Po pse ky ngulmim kaq i zjarrtë për blerje të pafajësisë? Sepse, deri në fyt është i zhytur në korrupsion, në vjedhje, në kriminalitet e në shkatërrim!

Po pse ky ngulmim i zjarrtë për personalizim të organeve të BFI-së? Sepse ai pretendon se të gjithë udhëheqësit e organeve dhe të institucioneve të BFI-së janë Sulejman Rexhepa dhe, meqë janë të këtillë, për çdo faj eventual të gjithë bartin përgjegjësi. Pra, përfitimi ekskluzivisht personal kurse përgjegjësia duhet të jetë kolektive!

Po pse ky ngulmim kaq i zjarrtë për t’i shantazhar e kërcënuar udhëheqësit e organeve të BFI-së me shërbimet skrete! Sepse, ndonëse ai mendon se janë “kurrnisen”, megjithatë, intimisht e di se janë paaaaak më mylsimanë se ai dhe ky fakt e tmerron Mulla Sulën. Ndaj ju rri si çekan mbi kokë, duke ua vrarë e shtypur individualitetin dhe personalitetin secilit!

Tani Sulejman Rexhepi është në fazën e kërkimit me ngulm të njerëzve të cilët duhet t’ia mbulojnë të gjitha marifetllëqet pas ikjes së tij. Sulejman Rexhepi nuk i zë besë askujt, sepse vetë është i pabesë, ndaj, këtë garancë ai do ta blejë me para (sërish me korrupsion), ndaj dhe i duhet buxheti i BFI-së, të cilin duhet t’ia mbushin myslimanët e vendit, duke ndarë nga kafshata e gojës!

Sulejman Rexhepi ngulmon në këto ide e veprime, ndonëse që të gjitha i ka të ndaluara, i ka haram. Të gjithë ata që haramin e bëjnë hallall janë të sojit të majmunit të përbuzur. Nga ajeti kuranon i fillimit të këtij teksti mund të nxjerrim edhe mesazhin se, të gjithë haramxhinjtë, në fund të karrierës së tyre marrin një “dekoratë të shenjtë” – majmunë të përbuzur! Pa dyshim, në këtë derxhe do të përfundojë Sulejman Rexhepi. Së shpejti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *