“I përfshirë në korrupsion”, ja pse Sekretari Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës hyrjen në SHBA

Tashmë u konfirmua zyrtarisht dhe publikisht:

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndalojnë hyrjen ish kryeprokurorit të korruptuar Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur vendimin sipas të cilit, Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka firmosur miratimin e masës së ndalimit të hyrjes së Llallës dhe familjes së tij, për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni.

Për këtë masë departamenti amerikan i është referuar nenit 7031(c) të atij që quhet “Consolidated Appropriations Act”, një trup normash ligjore të miratuara gjatë kongresit të 115-të amerikan, ku thuhet se :

*Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.*

Deklarata tregon qartë se zyrtarët e lartë amerikanë posedojnë informacion të rëndësishëm për përfshirjen në rastet korruptive të ish kryeprokurorit.

Kjo nuk është hera e parë që SHBA cilësojnë publikisht Llallën si zyrtar të korruptuar. Më herët ka qënë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ai që e ka quajtur Llallën prokuror të korruptuar dhe të pozicionuar kundër reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *