Ja pse Ali Ahmeti nuk shkoi në iftar te Zaevi

Mbrëmë kryeministri, Zoran Zaev organizoi iftar për nder të Muajit të shenjtë të Ramazanit ku morën pjesë kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, kryetari i parlamentit Talat Xhferi, deputetë, anëtarë dhe këshilltarë të qeverisë, si dhe kryetar komunal e bashkëpunëtorë të tij të jashtëm.

Ndërkohë, në këtë iftar nuk ka qenë i pranishëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kjo shihet qartë nga tavolina kryesore ku pranë Zaevit nuk duket askund Ahmeti, andaj me të drejt është shtruar pyetja nga komentuesit në rrjetet sociale se: Zaevi nuk e ka ftuar Ahmetin në iftar, apo ky i fundit nuk ka marrë pjesë në këtë organizim të kryeministrit.
Ali Ahmeti ka qenë i ftuar, por siç merr vesh portali ynë 1KlikLarg nga burimet partiake, z. Ahmeti meqe kohëve të fundit i ka ftohur marëdhëniet me Sulejman Rexhepin, sidomos pas publikimit të 114 memoareve të tij, për të cilat shkroi mjaft gjatë edhe miku i tij i ngushtë, intelektuali i ynë fort i çmuar, Bardhyl Mahmuti, ka refuzuar që të ulet në një tavolinë me Mulla Sulën, uzurpatorin e BFI-së dhe njollën më të trishtueshme të BDI-së së Ali Ahmetit. Mulla Sula duhet të shplahet me ujtë e fryrë nga baba Irfani e pastaj të ketë shansin të ulet me liderin e BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *