Letër nga Vlora: Si ma lidhi nënën me tërkuzë Sulejman Rexhepi

Sulejman Rexhepi ma lidhi nënën, unë do ta lidhë atë! Jo Edi Rama, por, të bërë bashkë që të gjithë, Rama, Berisha, Basha e Ilir Meta nuk do të mund ta shpëtojnë! Amanetin nuk e ndal as mortaja

Ne shqiptarët e kemi adet: duke u munduar t’i rregullojmë vetullat i nxjerrim edhe sytë! Këto ditë u trondit i mbarë vendi por edhe “bota” nga një “skenë holivudiane” nga e cila vetëm “Holivudi shqiptar” nuk përfitoi asgjë, përkundrazi, do të humb edhe atë pak famë që e pati. Madje ekskluzivisht falë fajit dhe propagandës shqiptare, ekskluzivisht falë injorancën shiptare në sferën e medias dhe propagandës.
Një pronar shqiptar dhunoi një familje turistike spanjolle! Ky ishe lajmi! Nëse do të ndodhte në Spanjë që të dhunohej një turist shqiptar, mediat shqiptare dhe ato botërore do të shkruanin: “Kapadaillëqet shqiptare nuk shiten në Spanjë”, apo, “U rrah shqiptari se nuk i respektoi rregullat e vendit spanjoll” etj! Erdhi një “toreador” nga Spanja, hëngër drekën shqiptare, pastaj ia shau drekën, ia pështyu sofrën (tavolinën e ukës), i tha se ishin gatuar keq dhe, kur shqiptari do t’i thotë se ka gatuar gruaja e tij e cila është e njohur për gatime, spanjolli do t’ia shajë edhe gruan dhe do të ngritet që të ik e mos të paguaj fare! Miliarderi që nuk e paguan një drekë!!! Atëherë, shqiptari i shkretë, Mihal Kokëdhima, do të hidhet mbi haubë të maiknës duke ju thënë se nuk do t’i lë të ikin pa ia paguar. Atëherë, spanjollët dhe dy shqiptarë që i shoqërojnë, e shkelin makinën, shqiptari duke u përpëlitur nis të kërkojë ndihmë, t’i lutet që ta ndalin makinën, ndërsa këta nga brenda makinës, e dhunojnë, e shajnë, ia shajnë nënën, gruan, e shqelmojnë duarve, i cili arrti t’i fusë në makinë që të mbahet, pasi e theu xhamin e parmë të makinës, si reagim instiktiv për vetëshpëtim. Turistët dhunues i kërkojnë që të hidhet para makinës derisa makina me shpejtësi gjarpëron rrugëve të ngushta drejt Sarandës. Katër meshkuj brenda makinës, që nuk guxojnë të ndalen, të dalin jashtë e ta shelmojnë “dhunuesin Kokëdhima”?! Apo, ishte kënaqësi e bisnesmenit spanjoll të shihte se si përfundon poshtë rrotave të makinës një shqiptar që mezi ia del ta zhvillojnë bisnesin e vet modest! Në fund ndalet makina, zbret Kokëdhima dhe përfundon në burg. Turistët dhunues, përbuzës të rregullave dhe traditave shqiptare, përfundojnë triumfalisht në një takim me Minisrin Blendi Krosi. Këtu përfundon historia e turpshme që na e shkroi më i forti! Ky idiotizëm nuk do të mund t’i ndodhte asnjë pushteti në botë! Mediat shqiptare u bënë pale me miliarderin spanjoll duke shpresuar se do t’ia dalin që ta zhvasin njëçik! Megjithatë, ngelën me kastravecin e turpit në gojë.
Po i dal në mbrojtje bashkëatdheytarit tim, Mihal Kokëdhima sepse, dhjetë vite e ca më parë, edh nëna ime plakë, u ndodh në të njëjtën situatë me një turist, shqiptaro-arab i ardhur nga Maqedonia, me gruan e vet, me vajzën dhe me djalin e vet goxha burrë. Erdhën dhe ranë në bela me mua, tani ma kanë borxh një gjakë, të cilin nuk do t’ua fal për sa të jetë jeta e lume! Çka ndodhi këtu e dhjetë vite më parë?
Sot të gjithë e dinë Radhimën, vend turistik nga më të bukurit në Qarkun e Vlorës. Për kohën që po flas ishte në ndërtim e sipër, nuk kishte kaq shumë hotele lluksoze siç ka sot dhe, turizmi aso kohe zhvillohej kryesisht nëpër shtëpi private. Babai nuk kishte shumë kohë që më kishte vdekur! Ishim dakortësuar me time më që sezonin e verës ta shfrytëzojmë, unë duke punuar në Itali e nëna ime duke pritur e përcjellë turistë në dy dhomat e shhtëpisë që e kemi edhe sot e kësaj dite përballë pllazhit të Radhimës, disa dhjetra metra tutje “Fshatit turistik”, shtëpi e futur pak në thellësi të bregores dhe e mbushur me pemë, kryesisht me ullinj që bënin një hije shumë të këndshme për turistët, sidomos gjatë natës. Disa metra në të djathtë dhe po aq në të majtë, sipër nesh, patën nisur të ndërtohen disa godina gjigante për atë kohë. Thoshin se ishin hotele të këtyreve të PD-së! Po e theksoj këtë fakt sepse, në të dy godinat ishin të instaluar kamera sigurie që kapnin një rreze të gjërë të hapësirës, përfshirë edhe shtëpinë time, oborrin tonë.
Dhjetë vite më parë, në shtëpinë time kishte ndodhur turpi, turp ky që kërkon gjakmarje të cilën nuk mund ta ndalojë asnjë ushtri në botë dhe jo sot, ministrat debillë të Edi Ramës. Dy ditë pas ngjarjes vij unë në shtëpi për t’u çmallur me nënën time dhe, në vend të plakës trime e punëtore, plakës që shembëllente e tëra në krenari, gjej një plakë të venitur, të shashtisur, të traumatizuar e të zhytur tërë ditën në mendime. Dy-tre muaj më vonë do të vdesë në po këtë gjendje shpirtërore!
Në shtëpi kishte ardhur një familje shqiptare nga Shkupi, kishin parkuar makinën në oborr dhe ishin marrur vesh me time më që do të qëndrojnë për disa ditë pushime. Të nesërmen, ishin ngritur, kishin dalur në pllazh dhe, pas dite, të pakënaqur nga kushtet, kishin vendosur të ikin. Nuk i kishte pëlqyer zotëriut. Ime mëmë nuk kishte bërë fjalë, sepse, gjithmonë thoshte, kur janë në pyetje kushtet, turistët gjithnjë kanë të drejtë. Dakord, ju kishte thënë, vetëm tani është pas dite, duhet ta paguani edhe këtë ditë, sepse, unë i lashë të më ikin dy-tre turstë për shkakun tuaj! Një burrë trashullaq, si një tartabiq, me kokën qel e të mbuluar nga një shullungë flokësh të tërhequr nga pjesa e majtë e kokës, me një turi të vrejtur, i ishte kërcënuar nënën sime duk i thënë: “ik tutje moj hallë… hajde… shtyj bythën…” Ime më, duke u ndjerë e ofenduar, nis të nervozohet dhe, institkivisht ndërmerr një reagim të ngjashëm si sot Kokëdhima! Hidhet mbi makinë, kapet për fshesash të makinës duke ju thënë se nuk do të largohet pa ia paguar edhe gjysmën e ditës. Futen familja turiste në makinë dhe, burri i botës i jep makinës nëpër oborr, me nënën time të tmerruar të kapur për haubën e makinës. Zonja në makinë fillon të bërtasë, fillon t’i qortojë e t’i mallkojë meshkujt që ishin me të. Qanë dhe i lutë që mos të shtyhen me një plakë por t’ia paguajnë, madje edhe t’i lënë ndonjë bakshish! Burrri i saj, i nervozuar me gjestin e nënës sime, trimërohet dhe ia kthen edhe më ashpër, tamam si një kriminel ordiner. Del nga makina, e lut djalin e vet që ta ndihmojë, e nxjerr nga makina një tërkuzë dhe, pastaj e tërheq zvarrë nënën time duke e dërguar deri te një dru ulliri dhe, trimi i madh, ma lidhë nënën me tërkuzë në oborr të shtëpisë dhe ikin. Natyrisht, sime mëm do t’i bie të fikët dhe, asgjë nuk iu kujtua nga ai moment. Pas disa orësh, punëtorët e objekteve e kanë parë plakën e lidhur në oborr dhe kanë vrapuar për ta ndihmuar.
E dini se kush është ky “trim shqiptar”? Në bazë të incizimeve nga kamerat e sigurisë, që i ruaj akoma, ky trim është po ky SULEJMAN REXHEPI, për idiotizmat dhe krimet e të cilit shkruajnë të gjitha mediat kombëtare. I përcjell rregullisht! Kohëve të fundit po shkruajnë se Sulejman Rexhepi pushimet verorte po i kryen në “Rivierën” e vet!
Më se dhjetë vite rresht, çdo sezonë vijë nga Italia dhe, për një muaj rresht, nuk lë pllazh të Vlorës pa i kontrolluar, nuk lë turistë pa i shikuar në sy, me shpresë se një ditë do ta zë Sulejman Rexhepin. Ndoshta do ta vizitoj edhe te “Riviera” e tij! Do ta lidhë si qen. Ne, shqiptarët, edhe nga varri jemi ngritur për ta shpjerë në vend amanetin e nënës, ë!
Sulejman Rexhepi ma lidhi nënën, unë do ta lidhë atë! Jo Edi Rama, por, të bërë bashkë që të gjithë, Rama, Berisha, Basha e Ilir Meta nuk do të mund ta shpëtojnë! Amanetin nuk e ndal as mortaja.

(Biri yt nënë Lefterie, unë, Spartak Baçi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *