Ligjet e xhunglës në BFI-në e Mulla Sulës

Në manifestimin e inagurimit të shkollës së re të Çajlanës dhe Simenishtit, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, e falënderon Sulejman Rexhepin për krimin fetar që ka bërë duke e tjetërsuar vakëfin në truall ndërtimi për shkollën, si vend më i përshtatshëm. Ka marrë truall tjetër nga fshatarët si truall xhamie! Me prezencë të gjysmës së qeverisë më në krye Ali Ahmetin e BDI-së në fakt u legalizua dhe u institucionalizua ky krim i tmerrshëm i kryer krye më vete nga uzurpatori i pashpirt Sulejman Rexhepi.

Pa dyshim, tërë kjo strukturë e BDI-së mund të amnistohet, sepse, ku dinë ata se si rregullohet çeshtja e vakëfit me Kushtetutën e BFI-së, madje edhe sikur ta dinin, kjo çështje i përket Rijasetit dhe organeve të këtij Institucioni, të cilët deri në Ditën e Kijametit nuk mund të amnistohen nga keqperdorimi i vakefit.
Vakëfi apo trualli për xhami në Çajlanë bie në territorin e Myftinisë së Shkupit. Cili është ai vendim me të cilin vendosën tëhuajësimin e vakëfit.
Me cilin vendim, në cilën mbledhje të Myftinisë apo Rijasetit, u vendos të kryhet ky tëhuajësim? Me cilin numër protokolar u regjistrua kjo kërkesë e Komunës në arkivin e BFI-së. Në cilin procesverbal u regjistrua vendimi unanim për tëhuajësim të këti vakëfi?
Natyrisht, në BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, sundojnë ligjet e xhunglës, sepse aty Mulla Sula është vetë kadi e vetë myfti. Kurdo e shet vakefin, kurdo e fal vakëfin, kurdo e lë hipotekë për ta humbur vakëfin, kurdo ia jep “dinastisë Rexhepi” për ta shfrytëzuar falas, dhe kurdo ia falë BDI-së për aktivitete partiake, sikur të ishte truall i tij personal.Apo e dha vakëfin që komuna t’ia legalizojè kompleksin e pishinave të ndërtuar në truall shteti!
Ky kriminalitet nuk i ben nder Ali Ahmetit, i cili nga dita e djeshme llogaritet si bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit në krim kundër vakëfit, siç nuk i bën nder as myftinive. E kanë të kotë nëse një ditë do të thonë se Sulejman Rexhepi punonte krye më vete. Do të përgjigjen moralisht dhe penalisht për faktin që e toleronin Sulejman Rexhepin të vepronte me ligjet e xhunglës mbi vakëfin që është amanet i shenjtë për të gjithë. Po para Zotit të Madherishëm si do të dalin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *