Në fitër Bajram Sulejman Rexhepi feston Kurban Bajramin (video)

Me gjasë, tashmë Sulejman Rexhepit i ëshë fiksuar shumë fort Kurban Bajrami. Sipas të gjitha gjasave, këtë festë e ka të lidhur me “shpëtimin e vet”! Sepse, tashmë e ka thënë në Turqi, gjatë një takimi ndërkombëtar se, menjëherë pas kurban Bajrami do të tërhiqet nga Bashkësia Fetare Islame. Intimisht, atij po i duket shumë larg Kurban Bajrami, tepër gjatë për të qëndruar i kapur me thonjë për BFI-në deri në atë ditë. Ai është shumë keq i preokupuar me ditën e Kurban Bajramit, mezi po e pret, po lutet që sa më shpejt të vie ajo ditë. Atij tashmë koka i është mbushur me Kurban Bajram, ndryshe, nuk ka mundësi që, në mesazhin e vet, drejtuar opinionit të gjërë me rastin e Fitër Bajramit, myslimanëve t’ju thotë se tani po fillojmë festën e Kurban Bajramit, ndërkohë që akoma nuk jemi futur në ditën e parë të Fitër Bajramit!

Nëse kjo që u tha më sipër nuk është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një matufosje të madhe të një plaku i cili mbase dhe po vuan nga simtomet e forta të multiplexskerozës. Në mes të përgatitjeve të Fitër Bajramit, ai i i hutuar ju thotë myslimanëve që ta festojnë Kurban Bajramin. Mirë thotë, udhëheqësi i lëvizjes gjithëmyslimane për reforma në BFI, H. Afrim ef. Tahiri: Mulla Sulës vetëm jepjani një mikrofon në dorë dhe sakaq do të kuptoni se me çfarë kapaciteti mendor kemi të bëjmë. Me një të hutuar, i cili, vetëm në vjedhje, në genjeshtra e në veprime kriminale mund ta angazhojë trurin. Jasht këtyre aktiviteteve jonjerëzore ai është i hutuar, i turbullt nga mendja!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *