Një këmishë çmendie për Sulejman Rexhepin

Kuluareve të manifestimit me rastin e 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, është parë Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tek ia tërheq vërejtjen Sulejman Rexhepit për sjellje prej kapadaiu si të tij ashtu edhe të djalit të tij polic. Veprimi i fundit prej kriminelësh e kanë irituar tërë këtë Ministri, e cila assesi nuk mund të pajtohet që dikush të japë urdhëra paralele e klandestine për të nxjerrë jashtë dedektorët për të gjurmuar pajisje përgjimi, konkretisht në zyret e Bashkësisë Fetare Islame në RM.

Nga kjo Ministri po presin qoftë edhe një gjysëm padie nga ana e të punësuarve në BFI, të cilët tashmë ndjehen të rrezikuar dhe jo të qetë nga dyshimet se, dedektori mund të jetë përdorur edhe për të gjurmuar se ku nuk ka përgjues me qëllim që të vihen në po atë vend të dedektuar.
Veç kësaj, në panik të madh është edhe rojtari i natës, zotëri Qani Rexhepi, vjehrri i djalit të Mulla Sulës, i cili ka pranuar që të bie në kurth të policëve naivë. Skenari i tyre ka qenë që duke i thyer dyert e zyreve paniku tek të punësuarit të jetë më i madh dhe të mos kenë guxim që të ankohen në organet e drejtësisë.
Nga ana tjetër, persona konkretë i kanë thënë z. Qaniut që do të përgjigjet para organeve të drejtësisë sepse nuk e ka paraqitur në polici rastin e të të paftuarve që si banditë kanë ushtruar dhunë nëpër zyret e BFI-së.
Qani Rexhepi, rojtari i natës në BFI, është dashur që të kërkojë vendim për bastisje dhe pastaj t’i hap të gjitha dyert e zyreve dhe jo të lejojë që të thyhen me shqelma. Veç kësaj, Qani Rexhepi mund të përgjigjet penalisht edhe në rastë se nuk e dëshmon se kamerat e sigurisë të gjithë kanë punuar në atë moment por që më pastaj, “një dorë e panjohur” i ka fshirë kuadrot me qëllim që të humbasin gjurmët dhe pamjet e dhunuesve.
Sulejman Rexhepi, i tmerruar se kohëve të fundit i kanë rrjedhur disa informacione të sakta, ka nisur të ushtrojë presion mbi të punësuarit duke kërkuar që sa më shpejt ta gjejnë “informatorin e Afrim Tahirit”, i cili po arrinë që të vie deri te informatat që po e detronizojnë Sulejman Rexhepin. Publikimin e dokumentit përmes të cilit policët maqedonasë Sulejman Rexhepi i prezanton si imamë dhe i nis për në haxh si mysafirë të mbreti saudit, publikimin e shitjes së 900 vizave, publikimin e informatës së shitjes së 7 vizave nga 1600 euro për Karadaki tursin, si dhe shitjen e 125 vizave për haxhilerët që u nisën me Lins Toursin. Publikimi i dokumentit të kontrabanduar të 800 vaksinave të blera nga 17 dollarë e që haxhilerëve ua ka shitur nga 100 euro; publikimi i fakteve për shitjen e 59 vizave nga 1600 euro për shtetas të maqedonisë që jetojnë në Turqi, nga ana e Irsal Jakupit dhe pa lejen e Rexhep Ziberit, i cili, pa vullnetin e tij është përfshirë në këtë kontrabandim të vizave arabe; publikimi i informatës së saktë për mosprerje të të gjitha kurbanëve të paguar në BFI si dhe mosprerja e kurbanëve të haxhilerëve aty ku kryhet haxhi por në Prilep e Strumicë – janë vetëm disa informata të sakta të cilat e kanë sjellë buzë çmendisë Sulejman Rexhepin.
Nuk është sebep Afrim Tahiri për rrjedhjen e këtyre informacioneve por, sebep është vetë harami i Sulejman Rexhepit i cili po gjason në një vullkan të pangulfatshëm e shkatërrimtar. Dhëntë Zoti Fuqiplotë që “ky vullkan” sa më parë u shoftë për jetë e motë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *