Plani për djegien e Kuvendit, Bashkurti: Presidenti e vlerësoi situatën seriozisht

Presidenti i Republikës Ilir Meta është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion shtetëror për të vënë në dispozicion provat e pamjet që disponon në lidhje me informacionin që ai ka patur se më 8 qershor do digjej godina e Parlamentit.

Një ditë pas deklaratave se i kishte dërguar një shkesë institucionit të lartë të Sigurisë Kombëtare për t’i vënë në dispozicion Kuvendit raportin që më parë e kishte marrë vetë Kreu i Shtetit, zëdhënësi i Presidentit sqaron se një letër sqaruese i ka shkuar edhe Kuvendit.

Tedi Blushi: Ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Këto deklarata të Kreut të Shtetit kanë ngjallur edhe reagime të ekspertëve të fushës së sigurisë. Akademiku Lisen Bashkurti thotë se Presidenti ka dhenë informacione bazuar në fakte konkrete.

Lisen Bashkurti: Presidenti është i vetmi institucion që zotëron të gjithë tërësinë e institucioneve të sigurisë kombëtare, në kapacitetin e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai ka burime të informacionit në mënyrë permanente, ai ka kontakte me këto institucione dhe personalisht jam i bindur se presidenti flet bazuar në informacione shumë të sakta.

Por a ka vepruar presidenti sipas kushtetutës, dhe cilit institucioni duhet tia përcjellë këto informacione të rëndësishme?

Lisen Bashkurti: A është më mirë që presidenti ka vlerësuar një informacion të tillë duke marrë masa serioze parandaluese, apo do të ishte që presidenti ta kalonte këtë informacion në heshtje e ta linte situatën në një lënie të lirë. Mes dy përgjigjeve, përgjigja më e mirë është që presidenti ka vepruar mirë që ka parandaluar përshkallëzimin.

Nga na e saj opozita ka mohuar faktin se ka patur një plan për djegien e Kuvendit.

Leave a Reply