Presidenca shqiptare në panik

Siç merr vesh portali shqiptar 1kliklarg, sot në Presidencën Shqiptare, z. Ilir Meta do të dekorojë Sulejman Rexhepin, të vetëshpallurin Reisul Ulema i BFI në RM. Siç e do rendi, i dekoruari mund të shoqërohet maksimalisht nga 20 persona, miq, bashkëpunëtorë apo pjesëtarë të familjes, kurse, i dekoruari i sotëm ka paraqitur një listë prej rreth 50 shoqërues

 

Natyrisht, Presidenca do ta gëlltisë këtë shkelje protokolare nga ana e Sulejman Rexhepit, por, siç deklarojnë për 1kliklarg, nga ky gjest Presidenca ndjenë një zhgënjim nga shqiptaro-maqedonasi Sulejman Rexhepi. Burimi ynë nga Presidenca na thotë se, pas një analize që i është bërë kësaj liste, kemi konstatuar nga informaconet të sigurta se, lista përbëhet prej personave që janë policë të shtetit maqedonas, të cilët profesionalisht ngarkohen që t’u raportojë eprorëve maqedonasë, gjë që nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar! Personat S. J.,V. M. dhe I. S. në fakt do të jenë policët e parë maqedonasë që do të futen në ambientet e Presidencës shqiptare. Sipas të njëjtit burim, ky fakt nuk shqetëson aq shumë sa shqetëson fakti tjetër që, në këtë listë ka shumë persona që janë bashkëpunëtorë aktivë të shërbimit intelegjent maqedonas si, I. J., M. D., R. Z., Sh. F., M. H., S. S., B. B., F. R., B. D., S. A., M.V., F.D., B. M.! Nga kjo konstatojmë, thotë burimi ynë nga Presidenca shqiptare se, në fakt, Sulejman Rexhepi paskësh vendosur të bëj një pik-nik dhe në shëtitje t’i nxjerr bashkëpunëtorët e policisë sekrete maqedonase, por, nuk e kemi të qartë se si ka pranuar me aq lehtësi që t’i fusë në Presidencë. Veç kësaj, nënvizon burimi i 1kliklarg, Sulejman Rexhepi ka paraparë që të shoqërohet edhe nga narkomanët e njohur për policinë maqedonase si, H. S., A. R, B. B., dhe I. S.

Tek ne shqiptarët, niveli i respektit ndaj nikoqirit me rastin e futjes në odë, matet edhe me qëndrimin dhe sjelljet në odë por edhe me profilin e shoqëruesve me të cilët ke vendosur ta shkelësh pragun e odës. Nëse në odë futë persona të diskutueshëm, atëherë, në fakt, ke hedhur balt e pështymë mbi mikëpritësin. Sulejman Rexhepi, kësaj radhe, i shoqëruar edhe nga pseudo-politikanë e matrapazë, që në start ka dëshmuar se Presidenca shqiptare është në lajthitje të madhe me dekorimin e tij sot.

“Informatat mbi personat shoqëruese të Reis Sulejman Rexhepit sapo na kanë mbërritur, kurse për ata që i njihnim e që nëse do të futeshin në ambientin e Presidencës do të ishte turp i rëndë kombëtar, ne këmbëngulëm që të eliminohen, siç ishin disa sekserë të zhytur në vjedhje e në manipulime duk ofruar lloj-lloj “dekoratash” në emër të shteteve dhe burrshtetasëve miq të Shqipërisë”, ka theksuar për portalin 1kliklarg një këshilltar presidencial i cili tha se, pa dyshim që do të kërkohet përgjegjësi edhe prej atyreve që kanë garantuar për personalitetin e Sulejman Rexhepit duke qenë, në njëfarë forme, edhe lobus kryesorë për këtë dekorim! Presidenca sot, fatkeqësisht, do të “pushtohet” nga policë të huaj e narkomanë të trajtuar, nga manipulatorë e matrapazë! “Ky paska qenë synimi i Sulejman Rexhepit, i cili me gjasë paska synuar përdhosjen e ambienteve të Presidencës sonë, që nga momenti kur refuzoi që këtë dekoratë t’ia akordonim në residencen e tij, në Komunitetin Mysliman të Maqedonisë, gjatë ditëve sa po qëndronte Presidenti Meta në Shkup, në nëntor të vitit të kaluar” thotë me plasje burimi ynë nga Presidenca e Shqipërisë./1kliklarg/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *