Shkupi dhe Athina mes optimizmit dhe opsioneve reale për zgjidhjen e emrit

Kryeministri i Maqedonisë në intervistën për “Fajneshëll tajms” vlerëson se Maqedonia dhe Greqia po afrohen drejt zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar për emrin. Shfaq shpresë se kjo çështje do të mund të mbyllet para Samitit të NATO-s në Bruksel në korrik të këtij viti prej ku Maqedonia pret ftesë për anëtarësim.

 

“Jam optimist. Është shumë vështirë, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por, do të ishte mirë për të dyja palët të gjejmë zgjidhje sa është e mundur më shpejt”, thotë Zaev.

Përsërit se nuk është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, në çfarë insiston pala greke si garanci për marrëveshje eventuale.

Për emrat të cilat në opinion  përmenden si propozime të ndërmjetësuesit Methju Nimic (Republika e Maqedonisë (Shkupi), Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia  e Vardarit dhe Maqedonia e Re), Zaev potencon se emri Maqedonia e Re është i papranueshëm, sepse nuk ka përcaktim gjeografik, dhe se mund të negociohet për katër emrat e tjerë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski deklaroi dje se punët për zgjidhjen e problemit me emrin shkojnë me dinamikën e parashikuar, ndërsa optimizmi është në nivel edhe më të lartë, si dhe se negociatat zhvillohen ekskluzivisht përmes ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe KB-së.

“Optimizmi për zgjidhjen e problemit me emrin ende është në nivel të lartë. Ne nuk negociojmë përmes mediave dhe nuk dërgojmë porosi përmes mediave, por japim ekskluzivisht drejtime se qëndrimet e dy palëve janë afruar, në tryezë ekziston dokument në bazë të të cilit negociohet. Qartë është se vendimi si mund të jetë, por nuk përjashtojmë asgjë derisa zgjasin negociatat dhe çdoherë kur kemi informatë me interes të qytetarëve, publikisht e kumtojmë”, tha Boshnjakovski.

Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu në bisedë me gazetarët grekë që i përcjellin debatet parlamentare, deklaroi se nëse ekziston disponim nga qeveria e tanishme në Shkup, se Greqia duhet ta shfrytëzojmë dhe se zgjidhja gjithsesi do ta përmbajë termin Maqedonia. Sipas tij, duhet të shihet se cilat janë opsionet reale, e ato, siç thekson janë dy.

“Ose do të mbesë emri i përkohshëm IRJM i cili dalëngadalë do të zhduket dhe do të ngelë vetëm Maqedonia ose do të duhet të zgjedhim një emër të përbërë i cili do t’i garantonte të gjitha të drejtat tona sovrane, çështjen e Idesë së madhe, simbolet dhe të tjera. Në të kundërtën do të jemi vazhdimisht nën presion dhe përgjegjës që nuk ndihmojmë për në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjegjësisht që jemi pjesë e problemit”, u tha Papandreu gazetarëve grekë, informon korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Papandreu është rikthyer edhe në periudhën kur ishte ministër i Punëve të Jashtme (1999- 2004) dhe thotë se të dyja palët ishin shumë afër marrëveshjes për emrin “Maqedonia e Epërme”, por siç thekson, nuk ishte arritur për shkak të trazirave të brendshme politike te fqinji verior dhe reagimet e shqiptarëve. E përmendi edhe 2008-ën kur, siç thotë, së bashku me kryeministrin e atëhershëm Kostas Karamanlis dhe liderët e tjerë të partive politike e formuan lidhjen kombëtare për emër të përbërë, e cila ishte përkrahur nga Parlamenti./Lexo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *