Shtetet arabe kërkojnë mbylljen e Al Jazeera-s

​Katër shtetet arabe që kanë izoluar Katarin, i kanë dorëzuar këtij vendi një listë prej 13 kërkesash, duke përfshirë disa prej tyre që mund përkeqësojnë krizën më të keqe të rajonit në dekada.

Një nga këto kërkesa është edhe mbyllja e rrjetit televiziv Al Jazeera.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti i kishin dhënë Katarit 10 ditë për ta aprovuar këtë listë, duke cituar një zyrtar nga një prej këtyre katër vendeve, transmeton Klan Kosova.

Këtu janë disa kërkesa kryesore nga këto shtete drejtuar Katarit:

– Mbyllja e rrjetit mediatik Al Jazeera dhe bashkëpunëtorët e tij

– Ndalja e  zhvillimit të një baze ushtarake turke në vend

–  Zvogëlimi i marrëdhënieve diplomatike me Iranin

–  Ndërprerja e lidhjeve me organizatat terroriste

–  Ndalimi i ndërhyrjes në punët e brendshme të këtyre katër vendeve

– Ndalimi i praktikës së dhënies së kombësisë së Katarit për qytetarët e katër vendeve.

Shtetet Arabe ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe destabilizimin e rajonit.

Katari, i cili ndan kufirin e vetëm tokësor me Arabinë Saudite, ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “të pajustifikuara” dhe “të pabaza”.

Në ndërkohë Katari ende nuk i është përgjigjur publikisht këtyre kërkesave.

Të katër vendet i kanë dhënë Katarit afat vetëm 10 ditë për të përmbushur kërkesat, dhe thonë se lista do të bëhet e pavlefshme nëse nuk e bën këtë.

Lista e kërkesave u paraqit nga Kuvajti i cili vepron si ndërmjetës në këtë krizë.

Leave a Reply