SINJALPRESS: “Qëndrim akademik” kundër Grupit të Kumanovës, Mulla Rolex-i mbron veten

Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup, deri më sot ka dëshmuar për seriozitet, për punë shkencore dhe për suksese të pamohueshme. Historiani, Dr. Skënder Hasani, ndryshe, drejtor i Institutit, ka dëshmuar se di të udhëheqë dhe të menaxhojë me një Institucion shkencor. Kjo përshtypje vlenë deri më sot! So e tutje ai do të vlerësohet edhe si matrapaz

Maqedoonia shquhet edhe si vend i ndodhive të çuditshme. Aty mund të ndodhë gjithçka, mund të zë fill e të rritet çdo gjë që do ta çudisë mendjen e shëndoshë. Aty diletantizmi shitet për profesionalizëm, naiviteti për shkencë, tradhëtia për patriotizëm, patriotizmi për bisnes…

Paramendoni se çka ka ndodhur sot (13 qershor 2019) në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Mbahet një konferencë shkencore me temën: “Roli i Islamit në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni”, nën organizimin e drejtorit të Institutit, Skënder Hasani dhe, të emëruarit të Sulejman Rexhepit si dekan i FSHI-së, Shaban Sulejmani”! Mirë boll! Askush nuk ka dhe nuk guxon të ketë asgjë kundër konferencave të mirëfillta shkencore, por, kësaj radhe kemi një “konferencë shkencore” me plotë hile. Që në fillim mirë e organizuar dhe e planifikuar si kundërpërgjigje konstatimit të bijve më të mirë të Kombit, të njohur si “Grupi i Komanovës” të cilët vazhdojnë të vuajnë dënime të përjetshme nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut. Ata thanë: “Mulla Sulë, o Zharko ky, bajram për ty do të jetë i fundit”! Ata e bazuan në diçka këtë konstatim të tyre. Ata, do me thënë, Grupi i Kumanovës, di shumëçka për Sulejman Rexhepin, i cili, gjithësesi që ju ka dalur diku në shteg! Dhe, në mënyrë “mjeshtërore” mundohen disa shërbëtorë të politikave sllave t’i kundërpërgjigjen dhe ta shpallin “nul” konstatimin e Grupit të Kumanovës, duke ua “dëshmuar shkencërisht” se sa i rëndësishëm na qenka Sulejman Rexhepi për kombin! Ta shpjegojmë me banalizma atë se çka bëri në fakt sot Instituti! “Një nuse, duke përgatitur ushqim mbi shporet të druve, pa dashje i shpëton një pordhë. E turpëruar nga kjo, nis t’i përplasë kapakët mbi tenxhere, sa për të krijuar një iluzion se zhurma që u dëgjua pak më parë ishte po kjo zhurmë e kapakëve. Atëherë, u ngrit vjehrri dhe i tha: “Oj nuse, zanin e ngatërrove disi, por erës së pordhës çka do t’i bëjmë?”

Sa për dijeni të të gjithëve, edhe të Institutit personal të Skënder Hasanit, i cili për pak para di edhe të shitet, Sulejman Rexhepi “Zharko” tashmë e ka dhjerë krejt, e ka qelbë dhe nuk ka Institut e parti, as kuazishkencëtarë e pseudohistorianë që mund ta rehabilitojnë, sepse, “bombat” e flasin të kudërtën!

Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup, sot është përpjekur që, përmes një “konference shkencore” ta shpëtojë Sulejman Rexhepin, pra, ka shitur një konferencë, ka manipuluar me shkencëtarë të respekueshëm, ka marrur 3500 euro nga Sulejman Rexhepi sa për “honorarë” të “shkencëtarëve” dhe ka organizuar “konferencë shkencore” ekskluzivisht për ta shpëtuar fytyrën e përlyeme të Sulejman Rexhepit. Shkenca dhe Sulejman Rexhepi?! Sado që janë përpjekur që ta kamuflojnë me titullin e temës, megjithatë, tërë konferenca çon ujë në jazin e Sulejman Rexhepit. Hiç temën shencore të Doktor Milazim Krasniqit, asnjë temë, absolutisht asnjë temë nuk përkon me titullin e temës së konferencës! Thirret për tjetër gjë e organizohet diçka tjetër! Institutit i ka hije që të organizojë konferencë shkencore për rolin itelegjent të një kombi me identitet shqiptar në përqafimin dhe përhapjen e islamit në rajon dhe më gjërë! Kontributi i shqiptarëve në fenë islame, sepse, nëse flasim për rolin e islamt në identitetin e shqiptarëve, atëherë shtrohet pyetja se, kush është Qerqiz Topulli, kush është Mihajlo Grameno, kush është Luigj Gurakuqi, kush është Fan Stilian Noli, Millosh Gjergj Nikolla, Ernest Koliqi, kush është At Zef Pëllumbi, kush është At Gjergj Fishta, Dom Lazë Shantoja, Gjelosh Lulashi, kush është Ded Gjo Luli…

A mund të bëjë një gafë kaq trashanike një Institucion serioz sa t’i kushtojë një konferencë shkencore njeriut që hala është gjallë, hala vegjeton në habitatin e vet ku vlojnë zagarët dhe derrat e egër? A mund t’i përmenden “kontributet kombëtare” një njeriu që në çdo sekond bën tradhëti, punon kundër kombit dhe kundër fesë! Përfaqësuesit shkencor i ikin kësaj teme! Nëpunësit dhe shkencëtarët e rinj, të vetëdishëm deri në kupë të qiellit, i ikin diskutimeve dhe punimeve shkencore dedikuar kësaj fytyre të poshtër, por, meqë i janë marrur paratë, atëherë mund të flasë për Sulejman Rexhepin, zogu i tij, anonimusi me asht e me rrasht, streha e spiunëve të kombit, Muzemil Osmani, shef i kabinetit të sulltan Slejman Rexhepit. Praktikisht, me “temën e tij shkencore” me titull “H. Sulejman ef. Rexhepi- njeriu i traditës dhe i fesë në shërbim të kombit dhe të mirëqenies shoqërore”, Muzemil Osmani, siç e thërrasin kolegët e vet Zymbyl aga, e ka vdekur para kohe Sulejman Rexhepin! Nuk prishë punë, le ta vdesin para kohe, madje Sulejman Rexhepi është i pajtimit që edhe ta varrosin për së gjalli, vetem “shkencërisht” t’i kundërpërgjigjen trimave të Lagjes së Trimave se, Sulejman Rexhepi është pinjoll i trimave të parë të Skënderbeut, madje kjo e vulosur edhe me vulën e falsifikuar të Ilir Metës. Tradita shqiptare është trashëgimi shpirtërore e përbotshme, mirëqenia shoqërore e shqiptarit rrënjët i ka në KANUN! Antivlera dhe turpi i kombit nuk mund të jetë “njeri i traditës dhe i mirëqenies shoqërore. Njeriu që i ka shërbyer policisë sllavo-komunste nuk mund të ketë asnjë gram shqiptarizëm në vete.

Kontributi i Sulejman Rexhepit për çështjen kombëtare është i barabartë me zero. Zero! Ndërsa kontributi i tij antikombëtar është i shënuar në analet e historisë bashkëkohore shqiptare! Çka mendon Sulejman Rexhepi dhe shefi i kabinetit të tij të kriminalizuar, me konferenca të blera diletanteske do të rehabilitohet Sulejman Rexhepi? Këtë e refuzon HISTORIA si shkencë, prandaj, shkencëtarët është mirë të bëjnë shkencë dhe jo të hapin tezga për shitje të bajgave për patriotë.

Listimi eventual i veprave patriotike të Sulejman Rexhepit do të sillej në zero, kurse listimi i veprave kriminale dhe antikombëtare do ta kalonte numrin 100! Nuk ka asgjë që mund të citohet si kontribut personal i Sulejman Rexhepit, as material e as shpirtëror, në të mirë të kombit, kurse, për Sulejman Rexhepin si kriminel, i poshtër, i pafytyrë dhe antikombëtar mund të ndërtoshë një tekst shkencor me dhjetra e qindra fusnota nga mijëra publikime mbi hajninë, krimin, tradhëtinë dhe qëndrimet antikombëtare të tij. Ja një shembull banal – le të dalë vetëm një shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe le të dëshmojë me gojë të vet se një maqedonas, i fesë ortodokse, ia ka dhënë një ROLEX prej 37 mij dollarëve! Kjo i ka ndodhur vetëm Sulejman Rexhepit! Për më tepër, arsyen e kësaj ndodhie dëshiron ta mbajë sekret deri në dynjanë tjetër! Natyrisht, ëshë e rëndë të pranohet tradhëtia, kurse është e pamundur të mbulohet me çfarëdo “konference shkencore” të porositur e të sponsorisuar nga tradhëtari!/sinjalpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *