Sulejman Rexhepi në panik të madh

Sulejman Rexhepi, i lakuriqësuar deri në palc në shpirtin e të cilit janë të gravuar tatuazh të gjitha veprimet kriminale, të gjitha vjedhjet dhe hajdutëritë, i mbetet që t’i urdhëroj vetëm ata koqelëpirës (myftinjtë e tij) që t’ia japin nga një përkrahje. Kësaj i thonë: fllad bythës së Mulla Sulës…

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së tashmë ka kapituluar! Po thonë që çdo minut po i lutet Zotit që t’ia marrë shpirtin para se ta lidhin në pranga për një sërë akuzash që i pezullojnë si shpata e Demokleut mbi qafë. E lakuriqësoi Muhamet Zekiri – Muki, deputet i Parlamentit të Maqedonisë. Në fakt, ky mysliman i denjë dhe ky shqiptar me guximin prej Avni Rrustemi, i dha peshë institucionale tërë asaj fushate që po zhvillohet pa ndërprerje kundër okupatorit të BFI-së dhe organeve të saj. Sulejman Rexhepi tashmë gjendet para dilemës hamletiane “të rrosh a të mos rrosh”!

Megjithatë, Sulejman Rexhepi edhe kësaj radhe mundohet t’i hedhë hi syve opinionit të gjërë. Ai me këmbëngulje kërkon që t’i çërojë hesapet me Muhamet Zekirin! Do që ta personalizojë problemin, ndërkohë që, zotëri Zekiri veçsa me gojë të vet e tha mendimin e Qeverisë së Maqedonisë, mendimin e Kuvendit të Maqedonisë si dhe e fuqizoi heshtjen e të gjithë deputetëve shqiptarë e myslimanë para akuzave të pamohueshme që po shprehen kundër Sulejman Rexhepit dhe tajfës së tij me karakter të fëlliqtë prej ujqërish të uritur.

Mulla Sula duke u munduar që ta zbresë polemikën në rrafshin Sula-Muki, në fakt po dëshiron të mohojë se ministritë përkatëse të kësaj Qeverie kanë plotë fakte e argumente dhe “bomba” të cilat Sulejman Rexhepin e çojnë në burg; po përpiqet që ta mohojë të vërtetën se një herë e një ditë, në Paralemtin e Maqedonisë është debatuar për Sulejman Rexhepin si për një njeri të rrezikshëm i cili kryen vepra kriminale pa iu dridhur qerpiku nga organet e shtetit dhe, çuditërisht, Sulejman Rexhepi po përpiqet që të aktrojë se ka një përkrahje të gjërë prej deputetëve të bllokut mysliman!

Sulejman Rexhepi, duket pak i hutuar, pak i budallepsur e shumë më shumë i mbërthyer nga një panik fatal për të! Në këtë gjendje, ai harron se tash e tridhjetë vjet është në krye të BFI-së dhe se, për këtë periudhë janë bërë një sërë shkeljes kundë BFI-së, janë bërë një sërë padrejtësishë kundër këtij Institucioni dhe se, për të gjitha këto akte, Sulejman Rexhepi i ka amnestuar këta shkelës. Tani, zotëri Zekiri nuk ka as dy vite që është përfaqësues i popullit në Parlamentin e Maqedonisë dhe, prej këtij deputeti kërkon që të rrëfehet se çka ka bërë në jetën e vet për t’i eliminuar të gjitha problemet me të cilat është përballur BFI-ja. Po Muhamet Zekiri asnjëherë nuk ka qenë kryetar i BFI-së dhe se, të gjitha ato pyetje sylejmançe në fakt duhet t’i drejtohen vetë Sulejman Rexhepit. Çka ka faj Muahmet Zekiri për Xhaminë e Shtipit, problem ky që nga viti 1991! Ç’faj ka zotëri Zekiri për Xhaminë në Prilep problem ky i vitin 2001! Po për xhaminë në Llazhec? Po për Burmali Xhaminë? Po për zhvatjen e vakëfit sa mund të akuzohet Muhamet Zekiri? Po paret që i vodhi Sulejman Rexhepi (mbi 400 mij euro) e që ishin të dedikuar për qytetarët e Hasanbegut dhe ata të Vlorës, mos edhe për këtë është fajtor Muhamet Zekiri? Po për fotografimin e Mull Sulës me lloj-lloj armësh, madje edhe me ato armë që i përkasin snajperistëve të NATO-s? Mos këtu ka faj Muhamet Zekiri, apo faji i tij është që Sulejman Rexhepi ka mbi 10-15 makina lluksoze, që i keqpërdorë makinat zyrtare, që i mbushë me naftë në llogari të arkës së BFI-së e për qejf të nipave të llastuar të Mulla Sulës! Mos ka faj Muhamet Zekiri që Mulla Sula duk i vjedhur myslimanët, duke e vjedhur BFI-në, vakëfin, ka shtuar pronën dhe psurinë e tij në mënyrë enorme, ka bërë pallate e pishina, ka blerë prona milionëshe në rivirën e Liqenit të Ohrit? Çfaj ka këtu Muhamet Zekiri? Po, ka një faj! I vetmi faj i tij është që ngrit iniciativë që të kontrollohet e të mësohet se prej nga tërë ky kapital mafioz i Mulla Sulës? Muhamet Zekiri ka faj për faktin që rrëfen se si shiten vizat për në haxh, se si Sulejman Rexhepi i kontrabandon haxhilerët, se si Mulla Sula e gëzon statusin e “arushës së mbrojtur” meqë deri më sot nuk i përgjigjet ftesave të gjyqtarëve e të prokurorëve.

Sulejman Rexhpi, lëshon mesazhe që mos ta prekin, sepse ndryshe do të ftojë në bojkot të referendumit për ndërrimin e emrit të Maqedonisë. Si duket ky ishte ai shantazh me të cilin kohë më parë iu kërcënua Kryeministrit Zoran Zaev. Sulejman Rexhepi është më se i bindur se në çdo apel të tij “rrebelues” nuk mund të fitojë më shumë se nja 10-15 përkrahës, kështu që tërësisht është i vetmuar.

Sulejman Rexhepi po vdes nga frika se në BFI do të futen isnpektorët e punës si dhe policia financiare. Nga kjo frikë e tmerrshme Mulla Sula i nguli të gjithë imamët në Maqedooni, i mohoi të gjithë predikuesit se janë nëpunës të myftinive, gjegjësisht të BFI-së, ua hodhi peshën e fajit të gjithë myftinjëve! Tha se imamët “vetëfinansohen nga xhematet” (hajde budallaki hajde!!!). Edhe vetëfinancohen edhe nga xhematet?!? Mulla Sula është punëdhënës i çdo imami në xhami. Pa dekretin e tij, dmth, pa vendimin e tij nuk mund të ushtrojë asnjë njeri funksionin e imamit apo të ndonjë predikuesi tjetër në xhami. Të gjithë imamët i tubojnë dhe i dorëzojnë mjetet e grumbulluara nga anëtarësia si dhe nga aksionet fetare në myftini, kurse këta ua caktojnë rrogat dhe lartësinë e pagesave pensionalo-invalidor. Nëse thotë se këtë duhet ta bëjnë vetë imamët dhe se këtë nuk e paskan bërë der më tani, atëherë që të gjithë duhet t’i shkarkojë Mulla Sula, sepse kanë shkelur ligjet përkatëse të shtetit! Të gjitha myftinitë janë organe të BFI-së kurse myftinjtë janë të emëruar nga Sulejman Rexhepi, kështu që, assesi nuk mund t’i ik përgjegjësisë.

Nuk janë problem imamët. Problem është kepërdorimi financiar me bollëk që e ka ushtruar Sulejman Rexhepi, veprat e ndryshme penale që i ka bërë ai, që nga tjetërsimi i donacioneve humanitare e deri te vjedhja e tyre.

Sulejman Rexhepi, duke aktruar si dhelpra e plagosur, mundohet që të duket viktimë e mosinteresimit të shtetit për t’i dalur në mbrojtje dhe në ndihmë. Thotë që kurrë nuk e ka gëzuar përkrahjen e shtetit! As mbrojtjen? Po pjesëtarët e sigurimit që ia kanë dhënë si truproje? Po mbyllja e syve para korruptimit të gjykatësve dhe prokurorëve për të gjitha këto vite deri sa ka qëndruar në BFI? Mulla Sula fort mirë e di se në prkurorinë shtetërore janë të ngritura dhjetra procese me lëndë të ndryshme për të cilat ai duhet të përgjigjet penalisht por që, deri më sot, pikërisht falë përgëdhelisë shtetërore, hala nuk e ka parë askush para bangës së akuzës ndonëse ka pasur dy-tri ftesa për t’u paraqitur në prokurori!

Sulejman Rexhepi, jo që është “meçkë e mbrojtur”, por, mbi të gjitha, është një “fëmijë bastard i llastuar” në duart e pushtetit! Këtë e dëshmojnë edhe memoaret e tij, të mbushura përplot me vepra penale.

Dëshiron që të aktrojë njëfarë përkrahje të brendshme institucionale, kurse të githë myfinitë i kanë dështuar si në fitra ashtu edhe në zeqate, por edhe në organizim të haxhit. Ka hubur besimin e popullit, siç i ka degraduar deri në butakë e në pakurrizorë të gjithë myftinjtë dhe përkrahësit e tij.

Se a është Muhamet Zekiri kundër Bashkësisë Fetare Islame, apo kundër këtij Institucioni është shkatërruesi Sulejman Rexhepi, këtë do ta dëshmojnë inspektorët e punës dhe policia financiare e cila detyrimisht do ta krehin BFI-në e Sulejman Rexhepit. Nuk mundet që edhe më tej të tolerohet një kriminel nën petkun e një predikuesi. Muhamet Zekiri vetëm sa e institucionalizoi përpjekjen e opozitës së Sulejman Rexhepit të formuar që nga 4 maji i vitit 2015. Zoti i bekoftë të gjithë ata që do ta eliminojnë Sulejman Rexhepin nga froni i bekimeve që i ka ekskluzivisht për Nikolla Gruvskin si dhe për të gjith ata që nuk lejojnë ndërrimin dhe as modifikimin e emrit të Maqedonisë dhe të antikuizimit të maqedonasëve vmroistë.

Në fund, rruugës drejt eurointegrimeve nuk mud të shkohesh bashkë me kriminelët e tipit të Sulejman Rexhepit, i cili, tash e katër vite bojkotohet dhe mohohet prej të gjithë faktorëve me relevancë në vend dhe jasht.  Raporti amerkan, të cilin e keqlexon Sulejman Rexhepi thotë se, para gjykatave penale dhe civile nuk janë të barabartë bashkësitë fetare, sepse deri më tani janë zhvilluar disa seanca kundër Vranishkovskit! Barazia para këtyre instancave gjyqësore do të shprehet vetëm kur po kaq herë do të zhvilloheshin seanca gjyqësore edhe kundër Sulejman Rexhepit, i cili akuzohet edhe më rëndë se sa Vranishkovski i KOM-it. Kurse Sulejman Rexhepi e lexon si raport amrikan për pabarazi fetare në Maqedoni. Edhe një fakt se Sulejman Rexhepiti duhet t’i falet një pataricë që do ta ndihmojë rrugëtimit përfundimtar për në katundin e tij Gorno Svillare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *