Sulmet ajrore ruse shkatërruan 25 shkolla në Siri

Avionët luftarakë rusë gjatë muajve të kaluar kanë pasur në shënjestër rreth 25 shkolla në Siri, më konkretisht në zonat të cilat mbahen nën kontrollin e forcave opozitare, raporton Anadolu Agency (AA) bazuar në deklaratat e qeverisë së përkohshme të Sirisë.

Kjo qeveri deklaroi se avionët rusë kanë vënë në shënjestër rajonet që mbahen nën kontrollin e opozitës së moderuar siriane dhe siç thotë në përghithësi nuk godasin organizatën terroriste ISIS.

Sulmet ajrore ruse janë intensifikuar në qytetet Idlib, Halep, Hama dhe Homs, si dhe në zonat rurale në Latakia, Daraa dhe Damaskun jugor, ndërsa sulmet joselektive kanë rrafshuar për toke xhami, spitale, furra të bukës dhe shkolla.Kombet e Bashkuara thonë se lufta në Siri deri më sot ka marrë jetën e mbi 250 mijë njerëzve dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *