Ushtari i djallit i drejtohet “Ushtrisë së Zotit”

Në ceremoninë e ndarjes së 192 diplomave të medresantëve të Medresesë së Isa Beut, sërish ia dhanë mikrofonin uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit. Afrim Tahiri, oponenti i tij, edhe më tej ka lutje humane: “Mos ia jepni mikrofonin se e morët më qafë”! Na turpuroi aman…

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Sulejman Rexhepi tashmë ka humbur sensin edhe të kohës! Sidomos kur del në foltore, para mikrofonit, ai është i bindur se të gjithë duhet ta dëgjojnë, kurse ai të flasë sa t’i doj qejfi dhe të pallamudë si një sklerotip simpatik! Por, a ka kuptim që kështu të sillet në një ambient akademij, para 192 akademikëve të ardhshëm dhe, mbi të gjitha, a ka kuptim që, në rastin konkret, të gjithë këta akademikë të ardhshëm të ofendohen aq keq! Kohëve të fundit, nxënësit dhe studentët shqiptarë e kanë bërë trend, në shenjë revolte kundër përpjekjeve për t’u mveshur me antivlera, e kanë bërë trend shkoqjen publikisht të diplomave. Të paktën, këta 192 maturantë duhet që publikisht t’i grisin ato diploma, sepse u tallën dhe u fyen shumë keq nga Mulla Sula dhe nga tërë stafi i tij prej lakejve të shpifur. Mbi të gjitha, i morën diplomat nga një ushtar i djallit, siç e pohoi vetë Sulejman Rexhepi, duke thënë se në islam nuk ka as parti dhe as ideologji por ka ushtri të Zotit dhe ushtarë të djallit të mallkuar. Literatura islame përkatëse këtë ushtarë djalli e përshkruan me të gjitha tiparet e Sulejman Rexhepit, me të gjitha veprat dhe tërë jetën e Sulejman Rexhepit. Është mëkat që të “dekorohesh” prej dekoratomanit që vdes për një dekoratë, madje e shterrë tërë kasën e BFI-së! Është ofendim që të merret diploma nga njeriu i cili ua nxjerr mishin e kurbanëve nga gabzherri nxënësve të Medresesë dhe ua jep zagarëve të tij…

Nostalgjiku i përjetshëm i komunizmit

Deri sa flet për të kaluarën, Sulejman Rexhepi, nuk përton që me tërë shpirt të shpreh nostalgjinë për të kaluarën, për komunizmin, i cili, sipas tij, ka qenë shum më i mirë se demokracia e sotshme. Në këtë pjesë, Sulejman Rexhepi, futet në filmin e tij, në të cilin ai nuk ka kurrfarë roli përveçse të palaços. I kompleksuar nga fushata e hatashme mediale kundër tij, i frikësuar deri në palcë nga pasojat që do të mund t’ia shkaktojë kjo fushatë, i ndjerë skajshmërisht inferior karshi tërë asaj ushtrie të Zotit që po i kundërvihen këtij farë ushtari të djallit, ai, si me gjysëm zëri thotë se, sikur edhe tërë bota të ngritet për ta ndihmuar një njeri kjo nuk mund të bëhet, ashtu siç nuk mund të ndodhë edhe shkarkimi i një njeriu në pozitë madje edhe sikur krejt bota të ngritet në këmbë. Madje kjo mund të të shpie në vetëvasje, por, sipas Sulejman Rexhpit, kjo nuk mund të ndodhë me këtë njeri, sepse ky e paska Zotin me vete, në anën e tij qenka Zoti!
Po si ia zë goja këtë fjalë kur tërë bota e di se ai e ka bekuar armikun më të madh të shqiptarëve dhe të myslimanëve të Maqedonisë. Po si mundet të jetë Zoti me Sulejman Rexhepin kur edhe zogjtë e malit e dinë se i vodhi qindra mijëra euro të tubuara nga myslimanët e vendit për vëllezërit që e pësuan nga vërshimat tragjike në Hasnabeg dhe Vlorë? A mund të jetë me Sulejman Rexhepin Zoti, kur tashmë edhe milingonat e dinë se ai bashkë me “lavatriçen e parave të pista” të tij, Mustafa Dautin, vodhën me mijëra tonelata ndihma humantare, e vodhën BFI-në dhe vakufin? Këto veprime Sulejman Rexhepit ia japin epitetin “ushtari i djallit”, prandaj nuk mund të jetë Zoti me të. Sulejman Rexhepi rrenë, vjedhë, zhvatë, korrupton, shantazhon, uzurpon, shkatërron… prandaj është “ushtari i djallit”!

Mulla Sula thotë: “Nuk pajtohemi me atë që na garanton Allahu fuqiplotë!!!” Kështu flet vetëm ai që paranë e ka din

Mulla Sula thotë se Islami kërkon të ruhet morali, ndërsa për vetëveten thotë se shpesh herë i është dashur që të zhvishet nga morali dhe etika islame. Po pse? Çka e detyronte Mula Sulës që të zhvishet nga morali islam dhe, çfarë bënte në ato situata. Çka mund të bëjë një mysliman kur zhvishet nga morali islam! Natryrish, vetëm vepra amorale! Dhe ky i pamoralshëm t’ua bëjë pis diplomat 192 medresatëve të pastër e të sinqertë! Duhet grisur deri më një ato diploma dhe duhet pritur njeriun e devotshëm që duhet të vie dhe t’i bekojë ato diplima me pastërtinë e vet islame.

Sulejman Rexhepi preferon drejtësi por i ik drejtësisë

Më tej Sulejman Rexhepi nis e flet për fenomenin e narcisoizmit (vetëpëlqimit, siç thotë ai)! Do me thënë, ai mendon se është më i dijshmi, se nuk ka nevojë më tej për dituri, se është i pazëvendësueshëm, se duhet të jetë i përjetshëm, ai është me cilësi të iblisit, djallit, sepse, Zoti i ka dëbuar të vetëpëlqyeshmit, narcisët! Po a ka narcis më të madh se vetë Sulejman Rexhepi, i cili, i ka ngulur në kurriz të BFI-së thonjtë e pista duke bërtitur deri në kupë të qiellit “nuk e lëshoj bre nuk e lëshoj, se pas meje merr fund gjithçka…”! Me të tilla pikëpamje djalli bëhet me një ushtar të vetin të disiplinuar!
Shkon dhe flet për Allahun Fuqiplotë i cili nuk e do padrejtësinë, nuk e do mizorinë, nuk e do zullumin. Zullumqarët i ka dëbuar nga vetja dhe ua ka falur iblisit! Nuk ka mysliman në Maqedoni dhe më gjërë në rajon që është kaq shumë antimysliman dhe zullumqarë mbi ta se sa Sulejman Rexhepi. Biografia e tij, karriera e tij, hipokrizia e tij, të gjitha këto flasin për një profil iblisi, i cili shembëllen në shpirtin e Sulejman Rexhepit. Dëgjojeni matufin: “Allahu asnjëherë nuk paska preferu që të pabarabartit t’i barabarsoj!!! (do të thotë që i padrejti dhe i drejti nuk mund të jenë të barabartë në kantarin e drejtësisë)! Sulejman Rexhepi në praktikë shpesh herë po vërejka se nuk trajtohen njerëzit njësoj kur është në pyetje e drejta. A ka njeri në botë që i frikohet të drejtës më shumë se Sulejman Rexhepi? Pse nuk u përgjigjet ftesave të prokurorëve dhe gjykatësve e të vizatohet para tyre për të dhënë shpjegime mbi tërë ato vepra penale me të cilat ngarkohet dhe është paditur? Nuk shkon se pastaj mund të “përhapen të pavërteta se këtu ka zullum! Jo vallahi nuk ka zullum”, thotë Mulla Sula. Turp i qoftë! Në Maqedoni nuk paska pasur zullum mbi shqiptarët dhe mysmanët?!?

Mulla Sula zhvillon propagandë për memoaret e tij

Mulla Sula në këtë fjalim ishte shumë i fragmentarizuar, i pa koncentruar, si një i përhanë! Sakaq i kthehet kohës kur ai ka qenë medresant dhe se si ka kujtime të mrekullueshme nga ajo kohë. Ai edhe sot e kësaj dite i kujton ato ambiente të Medresesë Alaudin të Prishtinës, i kujton profesorët e tij, ngjarjet e asaj kohe. Ja ku e nxjerr blof BFI-në, e cila, ngjashëm si Rijaseti “demantojnë” se Mulla Sula kurrë nuk ka shkruar memoare, kurse vetë ky asnjëherë nuk shpreh guximin që t’i mohojë se janë vepra të tij ato memoare! Se janë memoaret e tij, këtë e dëshmoi edhe vetë në momentin kur nënvzoi se ka plotë kujtime nga ajo kohë, kujtime këto që i ka përshkruar besnikërisht edhe në veprën “Kush ma shanë fenë më ka prekur kombin”!

Mulla Sula: kemi një kategori shumë të madhe që janë të manipulueshëm

Kah fundi i fjalimit të vet qesharak Sulejman Rexhepi nis dhe i ofendon akademikët e ardhshëm! Ua tërheq vërejtjen që mos të dezertojnë, si shumë të tjerë, e të vihen në shërbime të strukturave intelegjente, me një fjalë të mos bëhen udbashë. Këto shërbime gjithmonë e paskan synuar shtimin e spiunëve në mesin e hoxhallarëve dhe se paska mjaft prej hoxhallarëve që paskan dezertuar! Ja edhe një herë se si publikisht Sulejman Rexhepi i ofendon hoxhallarët, duke pranuar se BFI-ja gjithmonë ka qenë dhe mbetet çerdhe e spiunëve! Pse a mendon Sulejman Rexhepi se kjo këshillë duhet të jepet në aktin ceremonial të dhënies së diplomës së pjekurisë? A nuk duhet që kjo dukuri të luftohet përgjatë katër viteve arsimimi dhe edukimi në Medrese? Pse a Medresja jonë po prodhuka udbashë?
Është një gjë e vërtetë: Në medresenë e ngritur sipas logjikës së mbrapshtë dhe policor të Sulejman Rexhepit, që në ditët e para nis e zhvillohet sensi për spiunim! Nxënësit fillestarë këshillën e parë që e marrin është se, patjetër i duhet të jenë ose spiun i profesor Shabiut, ose spiun i Profesor Shafiut, ose i drejtorit, ose i Elezit, ose i Sadriut, ose i Islamit etj, sepse do ta kalojnë më lehtë! Pra, mësohen që, nëse donë të prosperojnë në jetë patjetër ju duhet të jenë spiun i dikujt! Këtë dukuri është dashur ta çrrënjosë Mulla Sula e jo të ofendojë nxënës e nxënëse në çastin e pranimit të diplomave të kryerjes së Medresesë. Mulla Sula ju thotë: “Ta dini që të gjithë jeni të përcjellur, dhe gjithmonë do të jeni para tendencave të tyre për t’ju përvetësuar. Nëse shtëpinë ua rrënon zjarri, kjo është një fatkeqësi, nëse shtëpinë e rrënoni me duart e juaja kjo është katastrofë…” E pyesim Mulla Sulën, pse me duart e veta po e shkatërron Shtëpinë e Myslimanëve, Bashkësinë Fetare Islame? A nuk është kjo një katastrofë më e rëndë në historinë e njerëzimit? Sulejman Rexhepi përfundon: “Dhashtë Zoti që askush mos t’i mashtron, por, kemi një kategori shumë të madhe që janë të manipulueshëm…” Kush i ofendon hoxhallarët më shumë se sa Sulejman Rexhepi? Kush mund ta nxjerrë një konstatim të tillë përveçse atij, si Mulla Sula, që janë mjeshtër për manipulim! Është e tmerrshme frika e Sulejman Rexhepit si dhe bindja e tij se ka shumë nga hoxhallarët dhe medesantët që tërhiqen kah profesioni i spiunimit. Ofendim shumë i rëndë.
Nuk ka më rëndë se të të turpërojë Zoti “në ditën e pazarit”
Megjithatë, Allahu Fuqiplotë nuk ia la këtë tallje pa kundërshpërblim. Aty për aty Sulejman Rexhepi u gjend para një tallje antologjike! I thanë që të bëhet gati, t’i rrëqethet mishi nga një suprizë të cilën ia kishin përgatitur 192 maturantët e Medresesë. I thanë se do t’ia japin një shpërblim!!! Mulla Sula po priste ose ndonjë dorë parashë ose ndonjë “dekoratë” nga ato prej gjipsi e që lyhen me bojë bronzi të qymkave! Pa pritur e pa kujtuar, Sulejman Rexhepi nga drejtoria e Medresesë, nga stafi akademik i Medresesë, në prezencë të bashkëpunëtorëve të tij sahanpirës, u degradua deri në arkivist i thjështë, sepse, nxënësit ia dhuruan një kopje të disertacionit të doktoraturës të profesor Islam Islamit, me një temë që fare nuk i hy në xhep jo vetëm Sulejman Rexhepit por as vetë egjiptasëve.
Kopje e disertacionit jepet në arkiv dhe nuk i jepet as dekanit, as drejtorit, as “kryetarit”, por, kjo të gjenë vetëm nëse Allahu Fuqiplotë ka vedosur që të të turpërojë “në ditën e pazarit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *