Vijnë reagimet e para nga të sapodiplomuarit në Medresenë Isa Beu

I menjëhershëm ka qenë reagimi i një grup (tetë vetash) i medresantëve të cilët sapo janë paisur me diploma nga uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Ata ndjehen shumë të fyer nga stafi drejtues dhe arsimor i Medresesë, të cilët, siç thonë nxënësit e revoltuar, kanë lejuar që të ndoten me prezencën e Sulejman Rexhepit në këtë ditë ceremonie që i përket ekskluzivisht nxënësve, profesorëve dhe stafit drejtues të Medresesë, si dhe, për më tepër, janë ofenduar rënd nga përpjekja e Mulla Sulës për t’ua thyer personalitetin dhe për t’ua nëpërkëmbur përgatitjen akademike prej teologu, duke shprehur “brengë se mund të bëhen që të gjithë spiunë të shërbimeve të ndryshme”.

Në vazhdim, po e japim reagimin e tyre i cili pasohet me emra dhe mbiemra si dhe me nënshkrimt e të sapodiplomuarve:

“Pajtohemi plotësisht me shkrimin e Haxhi Isa Xhavitit të titullar me “Ushtari i djallit i drejtohet ushtrisë së Zotit”, të botuar nëpër shumë portale në gjuhën shqipe. Autori i shkrimit ngrit një iniciativë shumë të shëndetshme të cilën ne e kishim vepruar spontanisht, në shenjë revolte akoma pa u botuar shkrimi. Pra, pajtohemi plotësisht me niciativën që të gjithë nxënësit, që u paisëm me diplomë nga iblisi, Sulejman Rexhepi, urgjentisht dhe publikisht t’i grisim dhe të kërkojmë që tërë ceremonia të bëhet nga teologët e devotshëm, të cilët nuk janë ushtarë të iblisit, Mulla Sulës! Ne, i grisëm pa plan, spontanisht dhe shumë të prekur në sedër. Duhej t’i grisnim duke e filmuar apo fotografuar aktin, sepse, kështu e meriton përbuzjen iblisi.

Ne jemi të parët që e demantojmë tërë stafin e profesorëve të Medresesë, të drejtorisë por edhe të iniciatorëve “spiunë” të cilët në emrin e 192 maturantëve manipuluan me dëshirën tonë! Thanë që paska qenë dëshira jonë që ta suprizojmë Sulejman Rexhepin duke e “dekoruar” me një “shpërblim” i cili më tepër është tallje me ne nxënësit se sa me Sulejman Rexhepin. Kategorikisht mohojmë se ky gjest idiotik ishte dëshirë e jona. Të gjithë nxënësit që u paisën me diplomë të pistë duhet të dalin dhe ta mohojnë se kanë qenë të gatshëm apo me plotë dëshirë që ta “dekorojë Sulejman Rexhepin”!

Ne, shokët e klasës që po e nënshkrujmë këtë deklaratë publikisht deklarojmë se jemi gjaku i njomë i trimave kombëtarë dhe se, duke i ndjekur mësimet e Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s., për asnjë çmim nuk do të kishim pranuar të manipulohemi nga punëdhënësit e Sulejman Rexhepit, UDB-së! Ne jemi teologë dhe ndiqemi si dhe përcillemi vetëm nga myslimanët tanë, nga xhemati ynë. Askush nga shërbimet e Sulejman Rexhepit nuk mund të na përcjellin, aq më pak të na përvetësojnë. Nëse Sulejman Rexhepi niset nga shitja e tij gratis në duart e udbashëve, kjo nuk mund të ndodhë me gjeneratat e reja, të cilët, si bij dhe bija të prindërve kombëtarë, që të gjithë janë në shërbim të fesë e të kombit. Ne as nuk i shërbejmë dhe as nuk e shpërblejmë udbashin, i cili, që në fillim të fjalës së tij, na e bëri me dije se është ushtar i iblisit. Zoti ia theu këmbën iblisit, së shpejti do t’ia thyej qafën ushtarit të iblisit. Amin”

p.s.

Shprehni revoltën tuaj, pakënaqësinë tuaj, inatin tuaj, sedrën tuaj nga ofendimet e Sulejman Rexhepit, duke i grisur e kallur publikisht diplomat, sepse ato janë çertifikatë iblisi. Ne kemi nevojë vërtetim nga USHTARËT E ZOTIT! Reagoni pa e shprehur fytyrën e juaj, sepse, iblisi ka fuqinë e hatashme të hakmarrjes. Djemtë e tij policë (prej të cilëve në fakt përcilleni) mund t’ju ftojnë një nga një në KONAK e t’ju kërcënohen. Ngjashëm si dikur udbashët që i çonin viktimat e tyre në stacion policor. Sa më shumë nxënës që do ta shprehin revoltën kundër Sulejman Rexhepit dhe sahanëlëpirëve të tij, aq më shumë do t’ia thyejmë qafën teologut artificial, Mulla Sulës.

Pasojnë nënshkrimet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *