Zaev dhe Tzipras sot në Mostar do ta nënshkruajnë kartën për paqe

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tzipras dhe Zoran Zaev, së bashku me homologët e tyre nga Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina sot do të realizojnë takim në Mostar, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA- MPA.

Sipas agjencisë, kryeministri grek sot pasdite do të shpërblehet nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Ballkan.

ANA-MPA publikoi se rreth orës 20 pritet në Mostar të arrijnë edhe kryeministri i Maqedonisë dhe kryeministri i Malit të Zi, ndërsa 15 minuta më vonë të mbahet takimi i liderëve, pas çka do të shëtisin nëpër Urën e vjetër.

“Pastaj, Alexis Tzipras dhe Zoran Zaev do ta nënshkruajnë Kartën për paqe dhe do të shpërblehen nga kryetari i Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiq”,  thekson agjencia greke e lajmeve, megjithëse kryeministri i Maqedonisë është shpërblyer në manifestimin e vitit të kaluar dhe atëherë e nënshkroi edhe Kartën e Mostarit për paqe.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga kabineti i Tziprasit në njoftimin zyrtar, kumtojnë vetëm se kryeministri grek sot do të jetë në Mostar ku do të shpërblehet nga kryetari i Këshillit të ministrave të BeH.

Një pjesë e mediave greke, çmimin e lidhin me Marrëveshjen e Prespës.

Leave a Reply