Albin Kurti infektohet me koronavirus

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli pozitiv me koronavirus.

Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në “Facebook”.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, njoftoi Albin Kurti.

Leave a Reply