Ali Ahmeti ka zgjedhur Shutkën që të bëhet rezil

Tashmë i madh e i vogël e dinë se më demagog se Ali Ahmeti nuk e bën më nëna shqiptare. Maskan i ranë mu në Shuto Orizare. Shpreh brengë për përçarjen e votës shqiptare, ndërkohë që përçarësi absolut i kësaj vote mbetet pikërisht vetë ai

Shkruan Kasam Qamili

 

Nga komuna e Shuto Orizarit nisi rrugëtimin dhe shpalosjen demagogjia e Ali Ahmetit! Kjo dukuri tashmë nuk është vetëm si diçka e brendshme e kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, por edhe si platformë vepruese. Ju kujtohet kur thoshte se do t’i punësoj 100 mij shqiptarë, se do të sjell një miliiarëd dollarë për shqiptarët, se programi i tij partiak është bërë platformë qeveritare e pordha të ngjashme! Kur u shterrën të gjitha premtimet dhe kur nisi të dalë në shesh aftësia e tij manipulative, atëherë, e ndërroi gëzofin duke u bërë “babaxhan i kombit”! Pra, jo më militant por “babaxhan”!

Tash e në dy palë zgjedhje e vetmja “brengë” e tij na del të jetë “copëtimi i votës shqiptare”! I vetmi copëtues i kësaj vote pa dyshim që na del vetë Ali Ahmeti. Sepse, për këtë kohë sa ka qëndruar në pushtet, e ka bindur tërë popullin shqiptar se ai duhet të ik në histori, dhe këtë fakt e ka shumë të qartë Alli Ahmeti, siç e ka edhe vetë ai të qartë humbjen e të gjitha betejave tash e tutje. Atëherë, pse këmbëngul në linçimin dhe në eliminimin e partive të tjera shqiptare të cilat sado kudo po grumbullojnë rreth vetes elektorat. Dhe ky elektorat është po ai që është i ngopur me premtimet dhe i dëshpëruar nga tradhëtitë e njëpasnjëshme politike të Ali Ahmetit. Ali Ahmeti, në mënyrë moniste dëshiron që të shuhen të gjitha partitë e vogla, dhe, sërish të ngelë vetëm ai dhe partia e tij! Kurse trendet politike flasin se BDI-ja avash avash po ik në histori!

 

Çka i duhet Ali Ahmetit Mulla Sula?

Ali Ahmeti e di fort mirë se tërë veprimtaria e BFI-së bazohet në logjikën centraliste, duke respektuar me përpikmëri çdo urdhër të ardhur nga maja e kierarkisë, urdhëra këto që nëse refuzohen fetarisht “bën mëkat”! Ali Ahmeti e di fare mirë se, Mulla Sula për momentin është personi më kontravers, më i urryer dhe, si i tillë, më i papërfillshmi në Maqedoni. Ali Ahmeti e di fare mirë që Mulla Sula “i ka” nja 13 myftini, në të cilat ka lloj-lloj simpatizanti politik! Me inkuadrimin e Mulla Sulës në shtabin zgjedhor si “eminencë gri”, automatikisht Ali Ahmeti ka ndikuar në përçarjen dhe në hapërdarjen e votës shqiptare. Sot, nuk ka mysliman në Maqedoni që e hedh votën në atë kuti ku do të urdhëronte Mulla Sula. Për inat të tij sot shqiptarët janë në gjendje ta votojnë Shehtanskin se sa, bie fjala, Teuta Arifin, Blerim Bexhetin apo Visar Ganiun! Mulla Sula e bekoi publikisht Nikolla Gruevskin, ndërsa 75 mij myslimanë të Maqedonisë, për inat të këtij gjesti të pistë të Mulla Sulës që publikisht nisi të fërkohet me strukturat udhëheqëse të BDI-se, u rreshhtuan në anën e Zoran Zajevit, duke ia thyer “kiçmën” BDI-së dhe vëtë Ali Ahmetit.

 

Çka tha Ali Ahmeti në Shutkë?

“Ne kryetarin e Qytetit të Shkupit nuk mundemi ta fitojmë. Atëherë, ne ndihmojmë partnerin e koalicionit në Shkup e ai na ndihmon ne ku ka mundësi në Tetovë, në Çair, Gostivar, Kërçovë. Në rrethin e dytë, gjithashtu ndihmojmë njëri-tjetrin. Unë nuk mund të punoj me standarde të dyfishta: jam në koalicion me LSDM-në po t’i ndihmojë VMRO-së. Këtë nuk e bëj asnjëherë, sepse kam respektuar njerëzillëkun në radhë të parë”, tha Ahmeti.

Dikush po ia copëton votën shqiptare Ali Ahmetit?! Po nëse nuk e fiton Ali Ahmeti Shkupin, pse nuk e voton kandidatin shqiptar të një partie tjetër, me qëllim që të shtohet numri i votave rreth një kandidati i cili pastaj, me tërë atë vëlllim votash do të ndikonte që shqiptarët të gllabëronin më shumë nga kulaçi politik i Qytetit të Shkupit?! Pse Ali Ahmeti e anashkalon këtë fakt duke e ndihmuar kandiodatin e LSDM-së? Sepse po iu dashkan votat maqedonase në rrethin e dytë në Tetovë, në Çair, në Gostivar, etj! Po pse Ali Ahmeti nuk vendos që ta bashkojë votën shqiptare dhe në këto komuna ku është i frikësuar se do t’i humb, pse nuk ia jep votën kandidatëve të tjerë shqiptarë, dhe të mos e pres fitoren nga votat maqedonase të LSDM-së! Ali Ahmeti nuk po mundtka të punojë me standarde të dyfishta: të jetë në koalicion me LSDM – në dhe ta ndihmojë VMRO-në?! Po pse e ndihmon VMRO-në përderisa është në pozita vasale te LSDM-ja? Si nuk ia zbuloi qoftë një aferë udhëheqësve të VMRO-së me të cilët “qeverisi” plotë vite! Të paktën një aferë antishqiptare! Pse e pranon si “eminenca gri” në partinë e vet Mulla Sulën i cili për Ali Ahmetin thoshte që është “marksist leninist i urryer”, ndërkohë që e bekonte me loçkë të shpirtit Nikolla Gruevskin?

 

Ali Ahmetit nuk i intereson fitorja e shqiptarëve

Ali Ahmetit i intereson fitorja e tij apo zhdukja e të gjithë shqiptarëve. 18 muaj qeverisje të PDSH-së ngelin muaj më të shkëlqyera për shqiptarët e Maqedonisë. Kurse Ali Ahmeti, i frikësuar deri në palcë nga avansimi i çështjeve shqiptare, shkakton krizë politike me qëllim që të eliminohet PDSH-ja nga skena politike dhe të vie ai në qeverisje prej nga do ta përmbylllte platformën e talljeve me shqiptarët. Fatmirësisht, i kanë ngelur vetëm edhe pak fleta deri në përmbyllje të kësaj platforme të turpit. Dy tre vite më parë, në një debat televiziv, njëri nga këshilltarët e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i thoshte publikisht Ali Ahmetit: “O Ali, ti e di që jemi miq! Epoka jote përfundoi! Tërhiqu se na more më qafë! Shpëto veten politikisht dhe personalitetin tënd si ish-pjesëtar i UÇK-së…”

Leave a Reply