Amnesty International kritikon Francën për arrestimet arbitrare

“Shumë protestues “u arrestuan për krime jo të dhunshme që përcaktohen në mënyrë të paqartë në ligjin francez, këto përfshijnë krimin e mospërfilljes ndaj zyrtarëve publikë dhe pjesëmarrjen në grup me qëllim përgatitjen e akteve të dhunshme”.

Grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International (AI) ka kritikuar arrestimin “arbitrar” nga ana e Francës ndaj njerëzve që protestojnë për projektligjin e diskutueshme të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë protestues “u arrestuan për krime jo të dhunshme që përcaktohen në mënyrë të paqartë në ligjin francez, këto përfshijnë krimin e mospërfilljes ndaj zyrtarëve publikë dhe pjesëmarrjen në grup me qëllim përgatitjen e akteve të dhunshme”, bëri të ditur AI në një njoftim.

“Në protestat e organizuara më 12 dhjetor të vitit 2020 morën pjesë dhjetëra mijëra protestues. Në atë ditë 142 persona u arrestuan në Paris, 124 prej të cilëve u vunë në paraburgim. Në thuajse 80 për qind e këtyre rasteve, protestuesit përfundimisht nuk u ndoqën penalisht”, theksohet në njoftim.

Më tej u theksua se ka arsye të pamjaftueshme për të justifikuar shumë arrestime dhe paraburgime.

“Amnesty International i bën thirrje presidentit Emmanuel Macron të sigurojë që të gjitha ligjet që shkelin të drejtën për tubim paqësor të anulohen. Njerëzit që marrin pjesë në mënyrë paqësore në protesta para debatit në Senat më 3 mars duhet të lejohen ta bëjnë këtë pa kërcënimin e arrestimit të varur mbi ta”, theksohet në njoftim.

Marco Perolini, studiues i Amnesty International në Evropë, tha se “Arrestimi i njerëzve që protestojnë paqësisht kundër një projektligji që do të shkelte më tej mbi të drejtat e tyre është një hap i drejtpërdrejtë i shkelësve të të drejtave të njeriut. Këto praktika të rrezikshme paraqesin një kërcënim të rëndë për të drejtat e njeriut në Francë”.

Leave a Reply