Anashkalim apo shprehje e urrejtjes

Në Kamjan të Tetovës u hodh guri themeltar i Shtëpisë së Kulturës, për të cilën Ministria e Kulturës paska ndarë buxhet prej 25 milion denarë! Boll mirë, Zoti i ndihmoftë kamjanasit dhe iniciatorët. Por, ajo që “habit” në këtë rast ishte mungesa e uzurpatorit të BFI-së, “reisit” Sulejman Rexhepi!
Përkatësit e fesë ortodokse nuk e fillojnë ndërtimin qoftë edhe të një WC publike, pa ia bekuar themelet “dedo” Stefani!
Kamjanasit janë shumë të vetëdishëm që po ndërtojnë një tempull të shenjtë të kulturës kombëtare. Aty nuk ka vend për “aminin” e pisava, sepse bëhet fjalë për kulturë! Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë “hotel” ku Sulejman Rexhepi hedh bekimin e vet si dhe tërë paratë e vakëfit të shitur. Nuk arriti të ndajë qoftë nja njëmilion denarë për këtë Shtëpi kulture e cila ndër komunat rurale shqiptare është e para e këtoj lloji në Maqedoninë e Veriut.
Pastaj, të gjithë në këtë shtet e dinë se, aty ku bekon Sulejman Rexhepi, krej punët mbrapsht shkojnë. Aty ku derdhet “bekeimi” i Sulejman Rexhepit gjithçka shkon në p.s. dhe në p.H. (përetej Hungarisë)! Prandaj, në të tilla raste askund nuk e ftojnë “sklerozën”! Askush nuk po dëshiron që me “aminin” e Sulejman Rexhepit në fakt të mallkohen iniciativat. Mjafton imami i fshatit i cili, çdo dhimbje e çdo gëzim e bashkëndjenë me xhematin e vet. Mulla Sula i gëzohet dhimbjeve, i lumturohet dështimeve, tmerrohet nga sukseset. Është i tillë, e ka “rrem” që nga lindja!

Leave a Reply