“Angazhimi për koronavirusin shkëput vëmendjen nga sëmundjet e tjera”

“Përpjekja për të frenuar përhapjen e pandemisë dhe për të trajtuar pacientët pozitive me Covid, në fakt ka zhvendosur vëmendjen e sistemit shëndetësor nga sëmundjet dhe çrregullimet e tjera, jo më pak të rënda.” Kështu shprehet drejtori i Shëndetësisë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq, Emanuele Capobianco.

Sipas tij, diagnostifikimi i viruseve ka përparësi dhe se gjithçka tjetër konsiderohet jo thelbësore.

Capobianco shtoi se sipas një “raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 90 nga 100 vende raportojnë probleme me shërbimet thelbësore shëndetësore”, teksa shtoi se pandemia ka vënë në rrezik 80 milionë fëmijë, të cilët nuk janë imunizuar kundër difterisë, fruthit dhe poliomieliti.

Ditët e fundit, OBSH raportoi se sistemi i trajtimit të kancerit dhe shërbimet shëndetësore në lidhje me shëndetin mendor gjithashtu kanë pësuar krisje.

Leave a Reply