Angela Merkel: Europa, në situatën më të vështirë në histori

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se Evropa po përballet me situatën më të vështirë në historinë e saj dhe paralajmëroi se pandemia e virusit koronar nuk është zhdukur.

“Çdo ditë shohim që virusi nuk ka ikur “, tha ajo në një konferencë me video të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, pandemia është duke testuar aftësinë e Evropës për t’u ringritur së bashku.

Merkel u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të arrijnë një marrëveshje mbi një fond për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të virusit.

Duke folur nga Brukseli, Von der Leyen tha se fillimi i presidencës gjermane të Bashkimit Evropian erdhi në një “moment të rëndësishëm” dhe shtoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

Leave a Reply