Ankoron në Durrës Princi Saudit, ndër investitorët më të mëdhenj në botë

Takime me Metën dhe Ramën
Princi i Arabisë Saudite, AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, ka zgjedhur që vizitën e tij në Shqipëri ta nisë jo nga Rinasi por nga Porti i Durrësit, ku ka mbërritur me jahtin e tij gjigand dhe super-luksoz, si për të treguar se bëhet fjalë për investitorin kryesor në Arabinë Saudite dhe më gjerë, një ndër miliarderët botërorë me rreth 17.3 miliardë dollarë pasuri. Anëtari i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite do të takohet gjatë qëndrimit në Shqipëri me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Mësohet se Princi saudit ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri dhe gjatë takimeve pritet të diskutojë mbi projekte të ndryshme në këtë drejtim. Princi AlWaleed është konsideruar dy herë nga revista Forbes si një nga investitorët më inteligjentë dhe krijues në botë, duke ofruar një vizion të qartë që ka sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Interesat kryesore të princit saudit janë investimet në hoteleri, spitale e qendra shëndetësore, arsim, shërbime financiare, turizëm, media, petrokimikë, teknologji etj.

Leave a Reply