Antalogjia jonë e tregimit


Nga Rexhep Shahu /

Gjerdan me gurët më të çmuar të letërsisë së sotme shqipe është kjo Antologji e tregimit shqiptar të shekullit 21, antologji e Klubit të Poezisë në të cilën përfshihen 101 autorë shqiptarë.

Janë ulur në këtë sofër të madhe disa nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, më të talentuarit e kohës tonë dhe kemi krijuar mundësi të fusin gjurin edhe disa të rinj të cilëve u besojmë se do ta vazhdojnë maratonën e letërsisë.

Janë pak 101, janë shumë 101! Kjo është antologjia jonë, zgjedhja jonë, kriteret tona. Gjithkush ka dhe bën antologjinë e tij, përmbledhjen e përzgjedhjen e tij. Numri i fiksuar 101 ka lënë jashtë autorë të tjerë shumë të njohur që janë bazë e themel i sigurtë për vëllim të dytë vijues të kësaj antologjie.


Kemi nisë me Antologjinë e autorëve kuksianë, vijuam me Antologjinë e poezisë turke, Puthje mbi Bosfor, me 101 poetë turq, me Trëndafila Persie, Antologji e poezisë moderne të Iranit, po vazhdojmë me Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me 101 autorë shqiptarë, të rënditur sipas rendit alfabetik, një antologji e papërsëritshme për emrat e medhej të letrave shqipe që ka brenda saj.


Janë paguar gjithë kostot dhe janë marrë përsipër rrisqet të bindur se të mëdhejtë duhet të pranojnë pranë vetes të vegjlit.

Besoj fort se do të sjellim edhe antologji të tjera të rëndësishme të fqinjëve tanë që mungojnë në bibliotekën shqipe, por pas dere është Antologjia me 101 poetë shqiptarë të shekullit XXI.

Si botues i Antologjisë së tregimit shqiptar të shekullit të 21, falenderoj të gjithë shkrimtarët në gjithë hapsirën shqiptare dhe në diasporë që iu përgjigjen ftesës time, më besuan dhe dërguan tregimet e tyre, siç i kanë dërguar edhe për revistën Illz, revistë letrare e Tiranës, të cilën e boton Klubi i Poezisë.

Falenderoj shkrimtaren dhe përkthyesen Liljana Kristuli që dha idenë fillestare dhe e sponsorizoi këtë antologji. Falenderoj mikun tim Izet Duraku që e pagëzoi Antologjinë me këtë emër dhe për konsultat me shumë vlerë.

Antologjisë i prin i ftuari ynë i nderit shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli, duke qenë të bindur se 101 autorët do të ndjehen të nderuar nga prania e tij në Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit 21 me rrefenjen e mrekullueshme “Fshati im e pi rakinë”, si urim mirëseardhje për shkrimtarët e kohës tonë të përfshirë në këtë antologji.

Nuk i ka zënë të gjithë autorët e shquar të spikatur, por ka zënë aq sa ka zënë, 101 gjithsej. Kanë mbetë jashtë autorë të mëdhej siç kanë mbetë pa çmim Nobel shumë të mëdhej për të cilët Nobeli ka nevojë siç kjo antologji ka nevojë për ata që kanë mbetë jashtë saj.

Si botues i antologjisë i falenderoj të gjithë ata që e duan dhe nuk e duan këtë antologji.

Autorët pjesëmarrës

I ftuari i nderit Mitrush Kuteli – Fshati im e pi rakinë/7
1. Ag Apolloni /2. Agim Gjakova /3. Agim Xhafka /4. Agron Shele /5. Agron Tufa /6. Ahmet Selmani /7. Alban Bala /8. Alban Kuçana /9. Albert Vataj / 10. Albina Idrizi /11. Ana Kove/12. Andreas Dushi /13. Anton Gojçaj /14. Anton Nikë Berisha/15. Anton Pashku /16. Arber Ahmetaj /17. Ardian-Christian Kyçyku /18. Artan Gjyzel Hasani/19. Arti Lushi /20. Avni Halimi/21. Ballsor Hoxha /22. Bardha Alimeta/23. Bashkim Shehu /24. Besnik Mustafaj /25. Bujar Balliu /26. Butrint Berisha /27. Dritëro Agolli/28. Eli Kanina /29. Ertila Zaloshnja /30. Ervin Nezha /31. Esmeralda Shpata/32. Eva Gjoni/33./Faruk Myrtaj /34. Fatmir Minguli/35. Fatos Arapi/36. Fatos Kongoli /37. Flogerta Krypi /38.Florin Kelmendi/39. Flurans Ilia /40. Flutura Açka /41. Gazmend Bërlajolli/42. Gentiana Kone /43.Granit Zela/44. Grigor Jovani /45. Hyqmet B Hasko/46. Ibrahim Kadriu /47. Ilir Kadia/48. Ilir Magjistari /49. Iskra Thoma /50. Ismail Kadare /51. Istref Haxhillari/52. Jusuf Buxhovi/53.Kim/Mehmeti/54. Lazër Stani/55. Leon Lekaj/56. Liljana Kristuli /57. Luan Rama /58.Mark Simoni /59. Mehmet Elezi /60. Mehmet Kraja/61. Meri Lalaj /62. Miho Gjini/63. Mimoza Erebara/64. Murat Aliaj /65. Namik Dokle /66. Nasi Lera/67. Natasha Lako /68. Ndue Dedaj/69. Petrit Nika/70. Petrit Sulaj/71. Pozaet Qose /72. Primo Shllaku /73. Qazim D. Shehu /74. Qazim Muska/75. Ramadan Rexhepi /76. Ramiz Gjini/77. Ridvan Dibra /78. Riza Braholli /79. Roland Gjoza /80. Romeo Çollaku /81. Sabit Rustemi /82. Salajdin Salihu /83. Sami Milloshi /84. Sazan Goliku /85. Shazim Mehmeti /86. Shkëlqim Çela /87. Shkëlzen Halimi /88. Skënder Buçpapaj/89. Skifter Këlliçi/90. Sofia Doko Arapaj /91. Sulejman Mato /92. Teuta Sadiku /93. Thanas Medi /94. Ton Zmali /95. Vaid Hyzoti//96. Vili Minarolli /97. Virion Graçi /98. Viron Kona /99. Visar Zhiti /100. Ylljet Aliçka/101. Zija Çela.

Leave a Reply